Shoqata AlbNatyra është duke
zbatuar projektin " Mbrotja e lumit Shkumbin nga mbetjet
urbane" Projekt i cili zbatohet në kuadër të Programit Rajonal Për
Demokracine Vendore në Ballkanin Perendimore (ReLOaD) dhe finacohet nga
bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNDP.
Aktiviteti u zhvillua me datën 8 nëntor 2018 në kudër të “Javës Kombëtare
të ujit” në bashkëpunim me institucionet,si: Bashkia
Librazhd,Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Elbasan,Shkollën 9-vjeçare
“Genc Leka” Librazhd, Media-t dhe të ftuar të tjerë.
Ky aktivitet nisi në
ambjentet e shkollës 9-vjecare “Genc Leka” Librazhd ku nxënësit e 3 (tre)
klasave të nënta nxorrren ne pah pikturat e tyre rreth natyrës dhe lumit
Shkumbin të cilat u vlerësuan nga juria dhe ku u shpallen 3 piktura fituese më të
spikatura.
Pas këtij aktiviteti Shoqata “AlbNatyra” oraganizoj transportin nxënësit në një nga pikat me të ndotur të lumit
Shkumbin bashke me institucionet e tjera (Bashkia Librazhd,AdZM ELbasan,aktiviste etj) të cilët u angazhuan ne pastrimin e lumit nga mbetjet urbane. AlbNatyra gjithashtu mundesoi të gjithë bazën materiale të nevojshme si për nxënësit
për pikturat (karton,ngjyra,etj) po ashtu edhe për pastrimin si doreza dhe thasë po ashtu dhe një kamioncine për
transportin e mbetjeve nga pika e ndotur deri në pikën e miratuar nga Bashkia
Librazhd.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të “Javës Kombëtare të ujit” me qëllim ndërgjegjësimin
nxënësve të shkollës 8-vjeçare “Genc Leka” Librazhd,institucioneve,komuniteti
të zonës por edhe ndjekësve virtual ne rrjetet social por edhe ne media te cilat ishin prezent ne kete aktivitet.
Ndiqni Linkun e meposhtem per te pare kroniken:
ose kliko mbi foto te hapet VIDEO