Showing posts with label AdZM Elbasan. Show all posts
Showing posts with label AdZM Elbasan. Show all posts

Thursday, November 8, 2018

Shoqata AlbNatyra vazhdon pastrimin e lumit Shkumbin


Shoqata AlbNatyra është duke zbatuar  projektin " Mbrotja e lumit Shkumbin nga mbetjet urbane" Projekt i cili zbatohet në kuadër të Programit Rajonal Për Demokracine Vendore në Ballkanin Perendimore (ReLOaD) dhe finacohet nga bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNDP. 
 Aktiviteti u zhvillua me datën 8 nëntor 2018 në kudër të “Javës Kombëtare të ujit”  në bashkëpunim me institucionet,si: Bashkia Librazhd,Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Elbasan,Shkollën 9-vjeçare “Genc Leka”  Librazhd, Media-t dhe të ftuar të tjerë.
Ky aktivitet nisi në ambjentet e shkollës 9-vjecare “Genc Leka” Librazhd ku nxënësit e 3 (tre) klasave të nënta nxorrren ne pah pikturat e tyre rreth natyrës dhe lumit Shkumbin të cilat u vlerësuan nga juria dhe ku u shpallen 3 piktura fituese më të spikatura.
Pas këtij aktiviteti Shoqata “AlbNatyra” oraganizoj transportin nxënësit në një nga pikat me të ndotur të lumit Shkumbin bashke me institucionet e tjera (Bashkia Librazhd,AdZM ELbasan,aktiviste etj) të cilët u angazhuan ne pastrimin e lumit nga mbetjet urbane. AlbNatyra gjithashtu mundesoi të gjithë bazën materiale të nevojshme si për nxënësit për pikturat (karton,ngjyra,etj) po ashtu edhe për pastrimin  si doreza dhe thasë po ashtu dhe një kamioncine për transportin e mbetjeve nga pika e ndotur deri në pikën e miratuar nga Bashkia Librazhd.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të “Javës Kombëtare të ujit” me qëllim ndërgjegjësimin nxënësve të shkollës 8-vjeçare “Genc Leka” Librazhd,institucioneve,komuniteti të zonës por edhe ndjekësve virtual ne rrjetet social por edhe ne media te cilat ishin prezent ne kete aktivitet.

Ndiqni Linkun e meposhtem per te pare kroniken:


ose kliko mbi foto te hapet VIDEO

 Aksion ne pastrimin e lumit Shkumbin



Tuesday, January 16, 2018

Monitorimi i faunes se eger me ane te kamerave kurth

Fauna e eger ne pyjet e Shqiperise po permiresohet dukshem vitet e fundit nga zbatimi i Moratoriumit mbi Gjuetine, kjo vertetohet nga institucionet monitoruese dhe menaxhuese sic eshte dhe Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura (AKZM). Ky monitorim po kryhet vit pas viti nepermjet Administratave te Zonave te Mbrojtura (ADZM) ne cdo qark. 

Rezultatet jane nxjerre nepermjet kamerave kurth te cilat jane kamera qe vendosen ne shtigje ku mendohet se kalojne kafshet e egra, ato montohen ne trungje te drureve duke i fiksuar dhe lidhur ato ne nje lartei pre 30-60 cm qe perllogaritet me lartesine e nje kafshe si psh Ariu i murrem. Si funksionojne kamerat? - Kamerat kurth jane te llojeve te ndryshme por te zakonshmet jane kamera me sensor i cili dedekton levizjet nepermjet sensorit dhe menjeher fokuson dhe shkrep foto apo kryen filimime ne kohen e programuar. Fotografite dhe xhirimet qe realizohen ruhen ne karten e memories e cila vendoset me nje kapacitet mbajtes 4-8 GB, gjithashtu keto kamera kane dhe blits per te realizuar foto edhe gjate nates. AdZM Elbasan nepermjet stafit te saj raportojne se kane mbi 300 fotografi te kafsheve te egra te fiksuara nga kamerat kurth.


Gjitare te ndryshem qe me pare mendohej se jane zhdukur tashme jane rikthyer ne nje numer te konsiderueshem dhe te kenaqshem. Cfare speciesh jane fiksuar? - Deri tani kryesisht ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice rezultojne keto kafshe:  Rreqebulli, Ariu i Murrem,Ujku, Dhelpra,Kaprolli, Baldosa, Derri eger, Lepuri, Macja e eger etj.Sfida e AdZM Elbasazn sipas prononcimit te specialisteve eshte rifotografimi i Rreqebullit dhe Dhia e eger sepse vitet e fundit nuk jane kapur nga kamerat kurth. Monitorimi i kafsheve apo shpendeve kryhet edhe nga prania e gjurmeve,feceve apo shejave te tjera si psh.qimet, pendet etj.Kjo detyre permbushet nga punonjesit e AdZM te cilet cdo fundjave raportojne rrethe faunes por jo vetem.
Prej 3 vitesh AdZM Elbasan po kryen dhe numerimin e shpendeve dimerues kryesisht ne Liqenet e Belshit, Liqenin e Banjes dhe Luginen e Shkumbinit ku vlen te theksohet qe popullata te medha dimerojne ne keto vende sic jane: Karabullaket,rosat,Pulebardhat, lejleke etj. Me 13 Janar 2018 u krye nje census mbi shpendet dimerues dhe rezultuan rreth 25 lloje qe jane stacionuar ne vendet e cituar me lart, te cilet ushqehen,folezojne dhe rrisin te vegjelit e tyre, kjo fale qetesise dhe ushqimit. Moratoriumi i gjuetise do te zgjase deri ne vitin 2021 por qe ky ligj kundershtohet nga Shoqatat e gjuetareve te cilet thone qe ky ligj nuk po zbatohet dhe qe eshte shkelur e drejta e tyre ligjore por edhe pasionin i tyre mbi gjuetine.
Gjithesesi nisur nga rezultatet duhet theksuar se ka nje permiresim te dukshem dhe pozitiv te faunes ne Shqiperi.Administrata e Zonave te Mbrojtura ne qarkun Elbasan ka kryer nje pune mjaft te mire ne mbrotjen, menaxhimin dhe promovimin e zonave te mbrojtura te cilat synon qe keto resurse pervec konservimit kerkon ti veje ne funksion te zhvillimi te ekoturizmit per vizitoret,turistet, studjuesve dhe te aposionuarve pas natyres,guidave dhe aktiviteteve miqesore me mjedisin. 
Parku Kombetar Shebenik-Jabllanice vitet e fundit ka filluar te jete nje destinacion i rendesishem per vizitoret dhe turistet vendas apo dhe te huaj, stafi i parkut gjate vitit 2017 ka rregjistruar 11 500 vizitore. Ne funksion te turisteve tashme sherben dhe Qendra e Vizitoreve ne Fushe Studen,Stebleve e cila ka nje game te gjere informacionesh rreth pasurive qe mbart ky park. Kjo qender sherben edhe si qender edukimi per nxenesit e shkollave te cilet e shfytezojen per oret jashtkurrikulare.

Stafi AdZM Elbasan duke montuar kamerat.


Stafi i AdZM duke kryer censusin e shpendeve dimerues ne Liqenin e Banjes Gramsh.


Fotot nuk lejohen te perdoren pa marre autorizimin e autorit.











Foto te realizuar nga AdZM Elbasan..Nuk mund te perdoren pa te drejten e autorit.

Informacion i pergatitur  nga  Shoqata  "Albnatyra"