Çikorja (Cichorium intybus) është nga bimët e egra më të dashura për konsumatorët. Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli ka gjetur kryesisht përdorim të gjërë në kuzhinat shqiptare. Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave. Çikorja (Cichorium intybus) bën pjesë në familjen e barishteve të cilat gjejnë përdorim të rëndësishëm në kuzhinë, por mbi të gjitha vlen edhe barishte mjekësore, ndërsa për ta gjetur duhet t'i drejtoheni tregjeve të fshatarëve. Njerëzit kanë shfrytëzuar vetitë e jashtëzakonshme të çikores në mjekësinë tradicionale për të përmirësuar mëlçinë, shëruar stomakun nga dhimbjet, qetësuar nervat, rregulluar rrahjet e zemrës, dhe kuruar osteoartritin dhe diabetin. Gjethet e shtypura të çikores janë përdorur edhe për të trajtuar inflamacionet e lëkurës dhe shëruar plagët. Bima ka aftësi të çmuara për të parandaluar urthin, parandaluar infeksionet nga bakteret, fuqizuar sistemin imunitar dhe ulur shanset e sëmundjeve të zemrës. Për më tepër ajo mbron veshkat nga formimi i gurëve dhe ndihmon ata që duan të bien në peshë. Ndonëse shija e saj nuk i ngjan aspak çokollatës, madje edhe pse nuk ka kafeinë, farat e bimës janë përdorur prej kohësh nga brezat e vjetër për të prodhuar kafe ose për t’ju shtuar kafesë.
Vlerat ushqimore Çikorja është një bimë e bekuar me sasi të vogla por të rëndësishme të çdo vitamine të nevojshme. Ajo përmban minerale si zinku, magnezi, mangani, kalciumi, hekuri, kaliumi, acidi folik dhe vitaminat A, B6, C, E dhe K. Vlerat shëndetësore Një nga arsyet përse duhe të shtoni çikoren në dietën tuaj është se ajo përmirëson funksionet e aparatit tretës.
Ajo rrit nivelin e urinimit duke ndihmuar kështu me eliminimin e toksinave që trupi grumbullon në mëlçi dhe veshka. Urinimi i shpeshtë eliminon ujërat e tepërta dhe largon yndyrnat e tepërta. Nëse nuk e dinit, 4 përqind e urinës është në fakt yndyrë që nëse trupi nuk do ta largonte do të gjente një vend për t’u depozituar. Kujdes Gratë shtatzëna nuk duhet ta teprojnë me çikoren sepse mund të stimulojë menstruacionet dhe me shumë gjasë një abort. Për më tepër gratë që ushqejnë fëmijët me gji gjithashtu nuk duhet ta teprojnë me çikoren ndonëse studimet mbi transferimin e vlerave nga nëna tek fëmija nëpërmjet qumështit të gjirit janë të pamjaftueshme. Për më tepër, çikoret janë të dëmshme për ata që kanë gur në tëmth ose kanë vuajtur nga problem të ngjashëm në të shkuarën. Nëse nuk keni probleme të tilla mund ta shijoni çikoren pa u shqetësuar