Monday, November 25, 2019

Thursday, April 18, 2019

AlbNatyra tejkalon objektivat e synuara ne projektin e ReLOaD

Pas një periudhe  6 mujore të projektit "Mbrotja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane" mbeshtetur nga UNDP dhe Bashkia Librazhd në zbatim të programit (ReLOaD) financuar nga Bashkimi Europian, Shoqata rajonale AlbNatyra ben analizën e aktiviteteve të saj në zbatim të këtij projekti.
Qellimi kryesor i projektit eshte reduktimi i ndotjeve urbane qe ndotin lumin Shkumbin, nje problem mjaft i madh viteteve te fundit shkaktuar nga faktori njeri.
1.      Për ndërgjegjësimin e komunitetit janë realizuar takime me banorët e 15  fshatrave nga 12 fshatra te planifikuara në projekt.
2.      Për edukimin e brezit te ri janë realizuar 13 ore edukative nga 12 shkolla të planifikuara ne projekt.
3.      Për monitorimin e ndotjes nga mbetjet urbane janë evidentuara 115 pika të ndotura ne 35 fshatra nga 12 fshatra që ishin planifikuara ne objektivat e projektit.
4.      Janë analizuar 4 kampione uji në 4 pika te ndryshme të lumit Shkumbin nga 3 pika të planifikuara ne projekt.
5.      Janë realizuar 1 konference për prezantimin e rezultateteve të monitorimit të ndotjeve në bashkinë Librazhd.
6.      Janë prodhuar  1400 flet palosje, 27  postera, 47  kopje mbi analizat e monitorimi të ndotjeve etj.
Në të gjitha aktivitetet janë përfshire drejtpërdrejtë 1023 persona nga 750 të planifikuara ku 360 prej tyre janë gra dhe vajza dhe deri në fund të projektit synojme pjesmarrjen edhe 250 persona.

Takime ndërgjegjesuese janë realizuar me grupet e synuara si: Shoqaten e Gruas, Shoqatën e komunitetit Egjiptian, me të rinjtë e Librazhdit etj.
AlbNatyra per realizimin e objektivave të synuara në muajin në vazhdim do të realizojë këto aktivitete: 
1.     Vendosjen e koshave për riciklim ( 18 copë) në 6 shkollat e Bashkisë Librazhd
2.     Ndërtimi e një rrjete mbi lumin Shkumbin për grumbullimin e plastikes në Lumin Shkumbin.
3.     Aktivitete të përbashkëta për pastrimin e 10 pikave hotspot të përcaktuara në raportin e monitorimit.
4.     Prodhimin e 220 cantave prej lecke për përdorim me qëllim uljen e përdorimit të qeseve.
5.     Konferencë përmbyllëse të projektit.
 
Sipas monitorimit të dytë nga ekipi i ReLOaD/UNDP dhe bashkisë Librazhd, Shoqata AlbNatyra është vlerësuar maksimalisht për zbatimin e projektit dhe arritjen dhe tejkalimin e objektivave të synuara. Një nga arritjet e projektit është dhe bashkëpunimi me institucionet si psh. AdZM Elbasan e cila ka qenë një nga partnerët kryesorë për zbatimin e këtij projekti. Gjithashtu Zyra Arsimore Librazhd nëpërmjet dretjorive të shkollave kanë treguar gatoshmëri maksimale për zhvillimin e orëve edukaitve në shkolla por edhe në aktivitetet e pastrimit. Bashkia Librazhd ka qenë gjithmonë e përfshirë në aktivitetet e zhvilluara nga AlbNatyra.

Saturday, January 26, 2019

Shpëtojnë një Pelikan specialistët e AdZM

Nuk është hera e parë që specialistët e AdZM/AKZM shpëtojnë individë të faunës së egër. AdZM Fier disa herë ka treguar që merr inisiativa për mbrotjen faunës , shembull është Pelikani Xhon dhe lejleku të cilët pas mjekimit të plagëve është mbajtur në pranë qendrës së parkut Divjakë-Karavasta për vizitorët e këtij parku. Gjithashtu edhe AdZM Elbasan ka shpëtuar në 3 raste arinj të murrëm të cilët kanë rënë në lak dhe janë të lirë.
Ja çfar shkruhet në postim:


Pas njoftimit që morëm  nga Drejtori i AdZM Fier Ardian Koci të cilin e kishte njoftuar një natyrëdashës për plagosjen e një Pelikani në Liqenin e Vau - Dejës dhe po e mbante ne shtepin e tijë.
Specialistët tanë shkuan menjeherë për t'i dhënë ndihmën e parë, ndërsa për t'i dhënë një trajtim më të specializuar Pelikani u dërgua në Divjakë!
Ps. Marrim shkas nga kjo ngjarje, të falenderojmë të gjithë ata që na vënë në dijeni për raste të tilla duke u bërë kështu bashkëpunëtorët tonë më të mirë në mbrojtjen e natyrës sonë,
Faleminderit!

Tuesday, November 20, 2018

Konferenca per mbrotjen e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane

Ne ambjentet e Bashkise Librazhd me date 16.11.2018 u zhvillua nje konference në zbatim të projektit " Të mbrojmë lumin Shkumbin nga ndotjet urbane" projekt i cili zbatohet në kuadër të Programit të Rajonal për Demokracisë vendore (ReLOaD) nga UNDP me financimin e Bashkimi Europian🇪🇺 dhe Bashkisë Librazhd sot u zhvillua një takim me të gjithë aktorët kryesorë vendimmarrës dhe institucionet ligjzbatuese me qëllim marrjen e masave për ndalimin e ndotjeve që i shkaktohet lumit Shkumbin nga hedhja e mbetjeve urbane. Në takim mori pjesë dhe Znj. Eglantina Gollaj Menaxhere e projektit ReLOaD / UNDP si dhe përfaqësues të OJF në rrethin e Librazhdit.
Komponentët e projektit janë:
1.Monitorimi i gjendjes aktuale të ndotjes të pellgut ujëmbledhës të lumit Shkumbin.
2. Ndërgjegjësim publik(komunitet,shoqëri civile,shkolla,grupe të grave,grupe të rinjsh,biznese,etj.)
3. Aksione për pastrimin e lumit Shkumbin në 10 pikat më të ndotura të shtratit të tij.
4. Hartimi i një plani veprimi për marrjen e masave për mbrotjen e mjedisit nga ndotjet si dhe gjetja e mundësive për për përmirësimin infrastrukturës të grumbullimit të mbetjeve dhe riciklimit të tyre.
Ne takim moren pjese perfaqesuese nga N/Prefketura, Bashkia Librazhd, ISHMP Elbasan, Shendeti Publik Librazhd, AdZM Elbasan, OJF lokale, specialiste , Admimistrator te NJQV, etj.
Ne fazen e diskutimeve te gjithe ngriten problematikat dhe propozuan disa ide per permiresimin e situates te ndotjes te lumit Shkumbin nga ndotjet urbane.



Wednesday, November 14, 2018

Çikorja bima që po kërkohet me shumë për konsum



Çikorja  (Cichorium intybus)  është nga bimët e egra më të dashura për konsumatorët. Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli ka gjetur kryesisht përdorim të gjërë në kuzhinat shqiptare. Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave. Çikorja (Cichorium intybus) bën pjesë në familjen e barishteve të cilat gjejnë përdorim të rëndësishëm në kuzhinë, por mbi të gjitha vlen edhe barishte mjekësore, ndërsa për ta gjetur duhet t'i drejtoheni tregjeve të fshatarëve. Njerëzit kanë shfrytëzuar vetitë e jashtëzakonshme të çikores në mjekësinë tradicionale për të përmirësuar mëlçinë, shëruar stomakun nga dhimbjet, qetësuar nervat, rregulluar rrahjet e zemrës, dhe kuruar osteoartritin dhe diabetin. Gjethet e shtypura të çikores janë përdorur edhe për të trajtuar inflamacionet e lëkurës dhe shëruar plagët. Bima ka aftësi të çmuara për të parandaluar urthin, parandaluar infeksionet nga bakteret, fuqizuar sistemin imunitar dhe ulur shanset e sëmundjeve të zemrës. Për më tepër ajo mbron veshkat nga formimi i gurëve dhe ndihmon ata që duan të bien në peshë. Ndonëse shija e saj nuk i ngjan aspak çokollatës, madje edhe pse nuk ka kafeinë, farat e bimës janë përdorur prej kohësh nga brezat e vjetër për të prodhuar kafe ose për t’ju shtuar kafesë.

Vlerat ushqimore Çikorja është një bimë e bekuar me sasi të vogla por të rëndësishme të çdo vitamine të nevojshme. Ajo përmban minerale si zinku, magnezi, mangani, kalciumi, hekuri, kaliumi, acidi folik dhe vitaminat A, B6, C, E dhe K. Vlerat shëndetësore Një nga arsyet përse duhe të shtoni çikoren në dietën tuaj është se ajo përmirëson funksionet e aparatit tretës.
Çikorja përmban një probiotik të fuqishëm të njohur si inulin e cila redukton aciditetin në trup dhe zgjidh problemet që vijnë nga mostretja. Inulina gjithashtu redukton nivelin e kolesterolit të keq i cili shkakton tension të lartë të gjakut dhe bllokon arteriet dhe venat duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studimet vazhdojnë akoma, por çikorja besohet të ketë ndikim të zvogëlimin e ritmit të zhvillimit të radikaleve të lira. Inulina luan rolin e një fibre natyrale që ndihmon lëvizjet e zorrëve dhe parandalon kostipacionin. Kur proçesi i tretjes është i rregullt, njerëzit kanë më pak gjasa të vuajnë nga një sërë diagnozash gastrointestinale përfshirë radikalet e lira që dëmtojnë stomakun dhe të zorrët. Çikorja luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit imunitar duke larguar të gjithë bakteret e rrezikshme. Antioksidantët që gjenden në këtë bimë largojnë radikalet e lira nga qarkullimi i gjakut duke zvogëluar kështu shanset e sëmundjeve të ndryshme duke nisur nga ato të zemrës deri tek dëmtimi i qelizave. Çikorja ka aftësi qetësuese. Ajo ul nivelet e ankthit dhe qetëson mendjen duke shuar stresin dhe eliminuar efektet e rrezikshme që shkakton ai. Ekstraktet e farave dhe rrënjës së çikores mund të përdoren për t’ju ndihmuar me gjumin. Ato janë një alternativë më e shëndetshme e hapave të gjumit që gjenden në farmaci. Siç e thamë më lart, çikorja i bën mirë veshkës.
Ajo rrit nivelin e urinimit duke ndihmuar kështu me eliminimin e toksinave që trupi grumbullon në mëlçi dhe veshka. Urinimi i shpeshtë eliminon ujërat e tepërta dhe largon yndyrnat e tepërta. Nëse nuk e dinit, 4 përqind e urinës është në fakt yndyrë që nëse trupi nuk do ta largonte do të gjente një vend për t’u depozituar. Kujdes Gratë shtatzëna nuk duhet ta teprojnë me çikoren sepse mund të stimulojë menstruacionet dhe me shumë gjasë një abort. Për më tepër gratë që ushqejnë fëmijët me gji gjithashtu nuk duhet ta teprojnë me çikoren ndonëse studimet mbi transferimin e vlerave nga nëna tek fëmija nëpërmjet qumështit të gjirit janë të pamjaftueshme. Për më tepër, çikoret janë të dëmshme për ata që kanë gur në tëmth ose kanë vuajtur nga problem të ngjashëm në të shkuarën. Nëse nuk keni probleme të tilla mund ta shijoni çikoren pa u shqetësuar


Thursday, November 8, 2018

Shoqata AlbNatyra vazhdon pastrimin e lumit Shkumbin


Shoqata AlbNatyra është duke zbatuar  projektin " Mbrotja e lumit Shkumbin nga mbetjet urbane" Projekt i cili zbatohet në kuadër të Programit Rajonal Për Demokracine Vendore në Ballkanin Perendimore (ReLOaD) dhe finacohet nga bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNDP. 
 Aktiviteti u zhvillua me datën 8 nëntor 2018 në kudër të “Javës Kombëtare të ujit”  në bashkëpunim me institucionet,si: Bashkia Librazhd,Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Elbasan,Shkollën 9-vjeçare “Genc Leka”  Librazhd, Media-t dhe të ftuar të tjerë.
Ky aktivitet nisi në ambjentet e shkollës 9-vjecare “Genc Leka” Librazhd ku nxënësit e 3 (tre) klasave të nënta nxorrren ne pah pikturat e tyre rreth natyrës dhe lumit Shkumbin të cilat u vlerësuan nga juria dhe ku u shpallen 3 piktura fituese më të spikatura.
Pas këtij aktiviteti Shoqata “AlbNatyra” oraganizoj transportin nxënësit në një nga pikat me të ndotur të lumit Shkumbin bashke me institucionet e tjera (Bashkia Librazhd,AdZM ELbasan,aktiviste etj) të cilët u angazhuan ne pastrimin e lumit nga mbetjet urbane. AlbNatyra gjithashtu mundesoi të gjithë bazën materiale të nevojshme si për nxënësit për pikturat (karton,ngjyra,etj) po ashtu edhe për pastrimin  si doreza dhe thasë po ashtu dhe një kamioncine për transportin e mbetjeve nga pika e ndotur deri në pikën e miratuar nga Bashkia Librazhd.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të “Javës Kombëtare të ujit” me qëllim ndërgjegjësimin nxënësve të shkollës 8-vjeçare “Genc Leka” Librazhd,institucioneve,komuniteti të zonës por edhe ndjekësve virtual ne rrjetet social por edhe ne media te cilat ishin prezent ne kete aktivitet.

Ndiqni Linkun e meposhtem per te pare kroniken:


ose kliko mbi foto te hapet VIDEO

 Aksion ne pastrimin e lumit Shkumbin



Sunday, November 4, 2018

Zjarr në pyjet e UNESCO-s, Rrajcë Parku Kombëtar Shebenik

Ka më shumë se dy ditë që zjarri ka rënë në pyjet e zonës UNESCO në Rrajcë pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Administrata e Zonave të Mbrojtura me stafin e saj po përpiqet me të gjitha mundësitë e tyre për të neutralizuar flakët që po djegin një pyll me vlera shumë të rralla e veçanta e cila para dy vitesh u shpall nga Unesco si zonë natyrore e trashëgimnisë natyrore. Zjarri tashmë po përparon ndërkohë që strukturat e tjera të ngarkuara në rast emergjencash nuk po funksionon. Shtabi i emergjencave që përfshin MKZ, bashkitë,policia e shtetit dhe institucionet e tjera nuk po reagojnë.  Policia e shtetit duhet që të marrë masat që të kryejë hetimet përkatëse sepse nuk është hera e parë që zjarri vendoset në këtë zonë të mbrojtur.Kohët e fundit në Rrajcë janë shfaqur 5 raste zjarri që vendosen qëllimisht kjo për faktin se ka njerëz të pa përgjegjshëm dhe që duan ta djegin pyllin me qëllim që më vonë të shesin dru zjarri. Administrata e parkut ka proceduar disa herë persona që presin dhe shesin dru zjarri në këtë zonë por që nga policia dhe prokuroria nuk janë marrë masat e duhura për këto shkelës të ligjit. Zona e  Rrajcës tashmë po fillon të zhvillojë turizmin si një mundësi shumë e mirë për punësim dhe zhvillim të zonës së Rrajcës me një turizëm të qëndrueshëm.Institucionet përkatëse duhet të marrin masat për shuarjen e zjarrit me qëllimin e vetëm që të mbrojmë këtë zonë me vlera unikale botërore.