Sunday, October 28, 2018

Takime per mbrotjen e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane

Shoqata "AlbNatyra" ka vazhduar takimet ndermjet specialisteve te bashkise Librazhd,AdZM Elbasan per te hartuar nje program pune ne lidhje me aktivitetet qe do te mbahen ne kuader te projektit" Mbrotja e lumit Shkumbin nga mbetjet urbane". Projekt i cili zbatohet ne kuader te Programit Rajonal Per Demokracine Vendore ne Ballkanin Perendimore (ReLOaD), Ky project finacohet nga bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNDP.Takimi i mbajtur me date 26.10.2018 u vendos axhenda ne kuader te "Javes kombetare te ujit" qe do te mbahet me date 08.11.2018 ku do te perfshihet shkolla 9-vjecare "Genc Leka" ku nxenesit do te zhvillojne nje konkurs pikturash mbi mjedisin dhe lumin Shkumbin, pas ketij aktiviteti do te pastrohet lumi Shlkumbin ne disa pika me pjesemarrje nga te gjitha institucionet.
Me date 16.11.2018 u vendos te mbahet konferenca e prezantimit te projektit me me shume aktore si dhe do te paraqiten rezultatet e para per monitorimin e ndotjes ne territorin e bashkise Librazhd sidomos ne rrjedhat e perrenjve dhe bazenit te Shkumbinit. Pjesemarresit ne kete takim zhvilluan edhe diskutime ne lidhje me menyren e oragnizimit te aktiviteteve sidomos nga specialistet e Bashkise Librazhd te cilet moren angazhimin qe cdo akltivitet te zhvillohet sa me mire te jete e mundur. Shoqata Albnatyra ne kuder te projektit ''Mbrojtja e Lumin Shkumbin nga mbetjet urbane"

Tuesday, October 23, 2018

E Çuditshme, ja çfarë i ndodhi drurit në pyll...!

Ne fshatin Hotolisht, ne vendin e quajtur "Kuman" nje nga banoret e ketij fshati ka fotografuar kete dru ahu ne dy periudha te ndryshme. Nje foto e ka bere ne vitin 2016 dhe tjetren e ka realizuar disa dite me pare dhe papritmas kur behet gati ta shkrepi aparatin fotografik serisht drurit te cuditshem ka verejtur se druri eshte i prere, pra nuk ishte si dy vjet me pare. Ky fakt e ka shqetesuar pa mase dhe e ka publikuar ne rrjetet sociale si nje zhgenjim ndaj njerzve pa ndergjegjshem . 
Ky fenomen quhet Druri i bigezuar per faktin qe dy drure jane bashkuar ne nje trup te vetem dhe vazhdojne simbiozen dhe jeten e tyre nje trup me rrenje te ndara. Nuk eshte hera e pare kur njerez barbare i presin keto drure, po keshtu ka ndodhur edhe me nje dru tjeter qe ka qene dhe i mbrojtur me ligj si nje monument natyre ne Stravaj me emrin DRURI I BIGZES. Problemi mbetet tek emancipimi njerzor qe akoma ka njerez qe duan te bejne keq pa asnje Shkak. Druri i prere ne pyjet e Hotolishtit ndodhet brenda hapsires se parkut kombetar Shebenik-Jabllanice, nje park qe duhet mbrojtur me rigorizitet dhe seriozitet nga demtimet e tilla mbi ekosistemin e tij.



Friday, October 19, 2018

Reagon Kolë Malaj ndaj keq menaxhimit të pyjeve në Shqipëri


Kolë Malaj kryetar i Shoqatës të specialistëve të pyjeve në Shqipëri reagon në profilin e tij në facebook.
-Te nderuar drejtues te Federates kombetare shqipetare te gjuetise! Ky rast qe keni publikuar eshte nje qindra raste qe ndodhin cdo dite ne vendin tone ashtu sic ndodhin cdo dite e cdo ore paligjshmerite ne pyje. Moratoriumet ne pyje e gjueti ligjeruan paligjshmerine. Kalimi i pyjeve ne pronesi te bashkive dhe te MTM shkaterruan perfundimisht strukturat pergjegjese per keto pasuri kombetare. Ato struktura qe kane mbetur ne shumice s'jane specialist pyjesh dhe drejtojne kontrabanden ne pyje e gjueti. Shoqeria civile ( shoqata mjedisore, federata e grupime te gjitha llojeve) te uzurpuara nga drejtues pa skrupuj qe majmen me donacione te huaja e te vendit kane pushtuar rrjetet sociale ku shihen vetem suksese te papara ne keto fusha. Moratoriumet ne pyje e gjueti ne fakt jane deshtim total i qeverisjes ne menaxhimin e ketyre pasurive kombetare. Eshte koha per tu ndare nga fb dhe per te menduar gjera konkrete.
Shoqata jone do ju mbeshtese ne te gjitha nismat Tuaja dhe jemi te hapur per te bashkepunuar.

Wednesday, October 17, 2018

Gjuetaret ne aksion - bie Moratoriumi i gjuetise

Ne faqet e rrjeteve sociale sot ka qarkulluar nje foto ku gjuetaret kane pozuar me dy kaprolla dhe disa shpende te vrara, kur akoma ne fuqi eshte moratoriumi i dyte i gjuetise i cili mbyllet ne vitin 2021.
Nuk jane te paktat rastet e gjuetise te paligjshme, çdo dite ka raportime te ndryeshme, madje eshte krijuar pershtypja se qe shteti nuk do t'ja dije fare se cfar ndodh me faune e eger.
Strukturat shteterore si ISHMP, Policia e Shtetit, Agjencia e mjedisit dhe Zonave te mbrojtura jane shume te dobeta dhe te pafuqishme, gjithashtu dhe strukturat pyjore ne bashki nuk kane asnje infrastrukture per te kontrolluar territorin nga verpimtarite e jashteligjshme.
Ne vitin e pare te  hyrjes ne fuqi te moratoriumit te gjuetise pati nje kontroll dhe mbrotje rigoroze sidomos ne Zonat e Mbrojtura por qe ne zonat e tjera dalengadale ka filluar te venitet ne maksimumi vigjelenca e strukturave. Nga informacioni i siguruar nga banore te zonave rezulton se gjueti pa asnje kontroll ka ne: Rajonin e Korces,Dibres , Beratit dhe Elbasanit , pa perjajshtuar ketu gjuetine ne laguna apo ne alpet e veriut. Gjuetaret gjithmone kane qene kunder ketij moratoriumi biles ne disa raste ata thone qe ne e quajme per krenari dhe sfide ndaje qeverise dhe enkas bejne foto dhe video rreh gjahut te tyre.gjuetia ushtrohet diten me zagare por me shume e dukshme eshte gjate nates nepermjet dritave (prozhektore) qe eshte nje nga format me monstruoze.
Kafshe te rralla si ariu i murme,rreqebulli, derri i eger, lepuri i eger, pelikani dalmat, gjeli i eger, kaprolli,  si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit, korali i kuq, por edhe lloje te ndryshme peshqish, molusqesh, amfibesh dhe repitlesh, rrezikojne nga dita ne dite te zhduken perfundimish na ekosistemi i vendit tone.
Ritmi i humbjeve te biodiversitetit ne Shqiperi dhe numri i llojeve te njohur qe rezultoje te zhdukur gjate ketyre 50 viteve te fundit mendohet te jete nga me te lartet ne Evrope. 4 lloje gjitaresh jane zhdukur plotesisht, ndersa 17 lloje shpendesh nuk folezojne me ne territorin e vendit tone.

Tuesday, October 16, 2018

Tekniku i pyjeve me 44 vjet pervoje - Leksion per te rinjte

Bashkim Koçi, nje teknik i vjeter i pyjesh, tashme me nje pervoje shume te gjate ne kete fushe vazhdon te kryeje detyren e tij me perkushtim dhe me dashamiresi per mbrojtjen e pyjeve. Ne mengjes heret  dhe naten vone te gjithe bashkefshataret e tij jane mesuar me zhurmen e motorrit te vogel tek sa ai vjen dhe iken lart ne mal per te monitoruar nga afer burimet natyrore te parkut kombetare Shebenik-Jabllanice, Librazhd. Shpesh ndodh qe ai te leviz i vetem ne pyje, te cilat jane dhe rrezik nga kafshet e egra sidomos gjate dimrit. por ai tashme eshte i mesuar me rreziqet dhe kafshet pothuasje jane mesuar me levizjet e tij. Pyjet per ate jane jeta e tij dhe shpesh here shprehet edhe kur te dal ne pension perseri do  ngjitem ne ato pyje me bredh te mbrojtura, ne pyjet ahut dhe ne ato te pishes qe vete i ka ndjekur qe nga mbjellja, perkujdesja dhe mbrojtja nga prerjet apo zjarret.
Bashkimi e ka nje merak te cilen e shpreh shpesh; ku ju ben thirrje Inxhinierve te rinj qe ta ndjejne zanatin e pyjeve, te perkushtohen me shume ne menaxhimin dhe mbrotjen e pyjeve. -Pyjet jane pasuri kombetare dhe boterore shprehet ai , -jane frymemarrja jone,duhet ti mbrojme me pasion, aty tregohen vlerat e nje specialisti pyjesh, sepse ka nga ata qe mendojne vetem per sopaten apo motorrsharren por nje pylli i duhet te pakten 100 vjet te behet perseri -çfare do tju leme brezave shprehet ai nganjehere ne zemerim e siper..!? Kohet e fundit ne profilin e tij  verehen foto pa fund te mrekullive natyrore te parkut kombetare Shebenik-Jabllanice te cilet i ka fiksuar me aparatin e tij. Komuniteti i zones ne pergjithesi kane shume respekt per ate, por jo vetem ata por edhe te tjere qe ne ndonje rast kane bere ndonje "gabim" ne prerjen e drureve ne pyll.. por qe ata e kuptojne dashurine e tij per pyjet dhe e mirekuptojne.
-Jam shume mirenjohes ndaj komunitetit te zones te cilet me kane mbeshtetur po ashtu ju kerkoj dhe ndjese por jo se e kam personale me ata thjesht dua qe te me mirekuptojne ne misionin tim.
Tek sa rrin i ulur duke tymosur cigaren, e veren lehte se si syte i shkojne drejt maleve dhe perseri shprehet - shyqyr sivjet nuk patem zjarr!
 

Meshtekna e Qarrishtes "Monument natyre"  i mbrojtur me ligj

Foto te shkrepura nga Bashkim Koci







Geshtenja e Tropojes ne rrezik

Shpend Nikoci , shperthen ; Geshtenja e Tropojes duhet mbrojtur,permiresuar dhe shtuar.
Ja cfare shkruan ai ne profilin e tij te facebook-ut ;
 🌰 Unë nuk jam i vetmi individ që e shoh , që e njoh dhe e përjetoj me dhimbje gjëndjen kritike të degradimit progresiv të gështenjës : Me këtë degradim të kashnjetit te tyre , janë përballur dhe e përjetojnë të gjithë fermerët e gështenjës . Pse unë të jam i vetmi që ngrej zërin për mbrojtjen e trashgimisë natyrore të gështenjës ? Për mbrojtjen e gështenjës duhet të impenjohen të gjithë fermerët që e kan pronë të tyre , të gjithë puninjësit e strukturave të pushtetit vendor , ata të pushtetit qëndror . Unë i falenderoj të gjithe Ata që më kuptojnë dhe përpiqen që t'më mbështesin në misionin tonë historik të trashgimise natyrore të kultivarit tradicional të gështenjes së Tropojës .

🌰🇦🇱️ Kurr ndonjë herë që nga antikiteti gështenja nuk ka përjetuar një gjëndje silvo-biologjike dhe fito-patologjike kaq të mjerueshme dhe në degradim të pa rikthyeshëm . Ishte "Pema e Nderit" e parardhësve tanë - "Pema e djepit dhe e varrit " "Pema e Bukës dhe e Bulmetit " , kishte një rendiment të lartë të proidhimit të frutave , por sot Ajo po lufton të mbijetojë me të gjitha mënyrat , qoftë edhe si cungishte 🌰🇦🇱️.


 



Shpend Nikoci

Sunday, October 7, 2018

Ja vetite sheruese te Fierit te gurit


Pse përdoret Fieri i gurit…?
Fieri  i gurit (Asplenium trichomanes L.) nje bimë barishtore që gjendet nëpër shkëmbinj sidomos në shkëmbinj me lagështi. Një bimë kuruese që përdoret nga individë për shërimin e disa sëmundjeve. Mblidhet si gjethe dhe thahet ne ambjente  jo të ekspozuar në diell dhe pa lagështi..Kjo bimë ka taninë dhe acide organike etj. Përdoret në formë çaji  i cili pihet dy here në ditë për 3-4 javë  i cili kuron sëmundje sidomos tek veshkat por ka efekte qetësuese , ndihmon kundra  kollitje  dhe acarimi të rrugëve të frymëmarrjes.Nxit djerësitjen dhe ndihmon për problemet urinare tek personat që vuajnë nga mbajtja e vazhdueshme e urinës. Duhet theksuar se është një thyerës shumë i mirë gurëve në veshka.