Sunday, October 7, 2018

Ja vetite sheruese te Fierit te gurit


Pse përdoret Fieri i gurit…?
Fieri  i gurit (Asplenium trichomanes L.) nje bimë barishtore që gjendet nëpër shkëmbinj sidomos në shkëmbinj me lagështi. Një bimë kuruese që përdoret nga individë për shërimin e disa sëmundjeve. Mblidhet si gjethe dhe thahet ne ambjente  jo të ekspozuar në diell dhe pa lagështi..Kjo bimë ka taninë dhe acide organike etj. Përdoret në formë çaji  i cili pihet dy here në ditë për 3-4 javë  i cili kuron sëmundje sidomos tek veshkat por ka efekte qetësuese , ndihmon kundra  kollitje  dhe acarimi të rrugëve të frymëmarrjes.Nxit djerësitjen dhe ndihmon për problemet urinare tek personat që vuajnë nga mbajtja e vazhdueshme e urinës. Duhet theksuar se është një thyerës shumë i mirë gurëve në veshka.