Tuesday, October 23, 2018

E Çuditshme, ja çfarë i ndodhi drurit në pyll...!

Ne fshatin Hotolisht, ne vendin e quajtur "Kuman" nje nga banoret e ketij fshati ka fotografuar kete dru ahu ne dy periudha te ndryshme. Nje foto e ka bere ne vitin 2016 dhe tjetren e ka realizuar disa dite me pare dhe papritmas kur behet gati ta shkrepi aparatin fotografik serisht drurit te cuditshem ka verejtur se druri eshte i prere, pra nuk ishte si dy vjet me pare. Ky fakt e ka shqetesuar pa mase dhe e ka publikuar ne rrjetet sociale si nje zhgenjim ndaj njerzve pa ndergjegjshem . 
Ky fenomen quhet Druri i bigezuar per faktin qe dy drure jane bashkuar ne nje trup te vetem dhe vazhdojne simbiozen dhe jeten e tyre nje trup me rrenje te ndara. Nuk eshte hera e pare kur njerez barbare i presin keto drure, po keshtu ka ndodhur edhe me nje dru tjeter qe ka qene dhe i mbrojtur me ligj si nje monument natyre ne Stravaj me emrin DRURI I BIGZES. Problemi mbetet tek emancipimi njerzor qe akoma ka njerez qe duan te bejne keq pa asnje Shkak. Druri i prere ne pyjet e Hotolishtit ndodhet brenda hapsires se parkut kombetar Shebenik-Jabllanice, nje park qe duhet mbrojtur me rigorizitet dhe seriozitet nga demtimet e tilla mbi ekosistemin e tij.