
Shoqata Albantyra është duke zbatuar projetkin “ Të mbrojmë lumin Shkumbin nga ndotjet Urbane” në kuadër Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). në bashkinë Librazhd.
Projekti ka si qëllim uljen e ndotjes së lumit Shkumbin dhe marrjen e masave për daljen nga kjo situatë nëpërmjet hartimit të një plani veprimi, ndërgjegjësimin e komunitetit,shkollave,OJF,biznese etj.
Lumi Shkumbin dhe përrenjtë që e furnizojnë atë janë kthyer si një kazan mbetjesh urbane për shkak të mungesës së infrastrukturës por edhe si shkak i shkallës së ulët ndërgjegjësimit të komunitetit.

Rritja e shkallë së ndërgjegjësimit për të mos ndotur ambjentin, përrenjtë dhe lumejtë do të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në përmirësimin e situatës por edhe marrja e përgjegjësive të bashkisë Librazhd për përmirësimin e infrastrukturës së mbetjeve në cdo fshat do të ketë një rol mjaft të rëndësishëm.
Projekti do të zgjasë 9 muaj nga data 01.09.2018 deri me 31.05.2019. Aktorët që do të jenë të përfshirë janë: Bashkia Librazhd, AdZM Elbasan, Zyra Arsimore Librazhd, Njesitë Administraive, OJF dhe grupe të tjera interesi. Cdo aktivitet do të publikohet në faqen facebook “Albnatyra: dhe në blogspot : www.albnatura.blogspot.com
Nw facebook; #RELOADWesternBalkans #UNDPALBANIA,
#European Union in Albania