Bashkia LIBRAZHD dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore të bashkisë LIBRAZHD dhe janë në përputhje me prioritetet e përcaktuara më poshtë:
- Zhvillimi i qëndrueshëm i mjedisit
- Forcimi i demokracisë vendore, nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit mes qeverisjes vendore dhe komunitetit
- Fuqizimi dhe integrimi i të rinjve
Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë prej 650.000 Lek deri 4.500.000 Lek.
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informata të hollësishme rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikant, që është pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.
DOKUMENTACIONI:
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Librazhd do të jetë i disponueshëm nga 22/01/2018, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën info@bashkialibrazhd. gov.al ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në zyrën juridike (Sheshi Gjorg Golemi, 3400, Librazhd). Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë (www.bashkialibrazhd.gov.al ) si dhe në web-faqen e UNDP (www.al.undp.org).
Sesionet informuese (ditët e hapura) lidhur me këtë ftesë me OShC-të e interesuara për të aplikuar do të mbahen në Bashkinë e Librazhd me datën 8 Shkurt 2018 në ora 9.30 në zyrat e Bashkise Elbasan.