Monday, March 19, 2018

Pas 25 vitesh takohen brezi i studenteve te diplomuar per Inxh.Pyjesh

Ka ndodhur nje ngjarje jo e zakonte, duke qene se shume rralle ndodh qe breza te diplomuar pas 25 vitesh te takohen me njeri-tjetrin. Ne nje postim ne rrjetin social facebook z.Abdulla Diku ka publikuar foto te takimit te brezit te tij te cilet kane ardhur nga vende te ndryshme dhe nga pozicione te ndryshme pune dhe karriere. Nje brez Inxhinierash te cilet disa prej tyre sot kane dhe karriere profesionale, kane kontribuar me vite ne fushen e pyjeve apo te mjedisit por jo vetem. Ka qene pikerisht ky postim qe ka marre qindra klikime, komente dhe peqime. Urimet vijne nga shume kolege te tyre por edhe nga dashamires,miq dhe shoke qe shprehin pergezimet e tyre per kete ngjarje shume e rrallle, sepse ka ndodhur qe takohen ne 5 vjetor, 10 vjetor por rralle mund te gjesh 25 vjetor te takime brezash.  Te gjithe se bashku ata kane mbjellur disa drure pyjore ne menyre simbolike ne territtorin e Universitetit Bujqesore Tirane aty ku dhe ndodhe Fakulteti i Shkencave Pyjore.                                                                                                   Ja si shprehet z. Diku ne postimin e tij ne facebook:

U bëmë 25 vjeç !!!
Nostalgji për të shkuarën kohë, keqardhje për çfarë nuk bëmë ashtu siç e kishim imagjinuar dhe shumë shpresë për atë që duam të arrijmë....
Falenderime pa fund për të gjithë, por veçanërisht për Fadil Shahini për mbështetjen e madhe dhe të gjithanshme për realizimin e takimit dhe fidanët që u mbollën, si dhe Klodiana Bylykbashi dhe Sokol Sulejmani që erdhën nga Italia. Gjithashtu prof. Nehat Çollaku e Admir Seci për informacionet e përcjella për takimin.