Tuesday, March 6, 2018

Denoncon ne prokurori vrasjen e Pelikanit Kacurrel - Drejtor i Zonave te Mbrojtura Fier

Sot ne rrjetet sociale  ne faqen e facebook  Jeta osh Qef (JOQ) eshte postuar nje foto te tre personave qe kane vrare nje shpend teper te rralle Pelikani Kacurrel (Pelecanus crispus).
Menjehere Ardian Koci Drejtori i Zonave te Mbrojtura te qarkut Fier ka bere denoncim ne Prokurorine e Qarkut Elbasan per gjuetine ndaj ketij shpendi te rralle ne Dumre, Bashkia Belsh. Kjo foto e publikuar nga JOQ ka patur mbiskrimin " Miremengjes nga Dumrea" ku dallohen qarte  3 presona qe demostrojne Pelikanin e vrare me arme gjahu, ku dhe arma mbahet ne krah nga njeri prej tyre. 
Drejtori Ardian Koci eshte nje nga mbrojtesit me fanatik i faunes se eger sidomos te Parkut Kombetare Divjak-Karavasta i cili me stafin e AdZM Fier kontrollon territorin ne cdo ore te dites dhe te nates per aktivitetet e paligjshme.

Ne denoncimin e tij Ardiani ka depozituar te dhena dhe CD mbi materialet qe ai ka siguruar per kete ngjarje qe e ka tronditur ate dhe te gjithe dashamiresit e natyres.

Nuk eshte hera e pare qe vrases te kafsheve dhe te shpendeve sidomos te atyre te rrezikuar qe jane ne listen e kuqe, te cilet gjuajne ne menyre kretjesisht te paligjshme edhe i  publikojne ato edhe ne rrjetet sociale. 

Edhe pse ne Shqiperi ka nje Moratorium gjuetia perseri shesh here eshte shkelur hapur nga gjuetar te ndryshem qe e shprehin si triumv shkeljen e ligjit. Strukturat e Shtetit sidomos Inspektoriati i Mjedisit ka qene pothuajse i dobet kundrejt ketyre rasteve, ndersa Policia e Shtetit ka reaguar vetem ne raste kur keto behen publike, nuk ka ende nje koordinim midis strukturave per venin para ligjit te vrasesve te kafsheve dhe shpendeve.
Denoncimi ; A.Koci 



 Informacion mbi folezimin e Pelikanit Kacurrel

Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) ka nisur lëshimin dhe ngrohjen e vezëve në Divjakë-Karavasta. Pikërisht mbi shtretërit e përgatitur në filllim të vitit 2018 nga Administrata e Zonave të Mbrojtura-Qarku Fier, komunitetit vendas dhe AOS.

Mbi 80 individe ishin të pranishëm ditët e fundit në vendin e folezimit ndërkohë që individë të tjerë pritet të folezojnë së shpejti. Shpresojmë që edhe ky sezon të jetë i mbarë, me plot familje të reja dhe me shumë të vegjël që do të arrijnë sërish të flutrojnë madhërishëm në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe plot zona të tjera ligatinore të Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor.

Pelikani kaçurrel, dje një specie e rrezikuar. Sot. në rikuperim!

Burimi inf;  A.Koci, JOQ, AOS

Perg; AlbNatyra Staff