Sunday, February 11, 2018

Reagim nga Miranda Rira, Kryetare Bashkia Prrenjas

Ndotja e mjedisit ne Shqiperi eshte shume e rende edhe pse shume here Qeveria Shqiptare ka ndermarre nisma me aksione te ndryshme  perseri nuk ka nje kontroll apo menaxhim te mbetjeve. Per nje Shqiperi te paster ka qene nisma e radhes e Ministrit Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi perseri shume pak po behet ne kete drejtim. Mijera ton mbetje urbane depozitohen ne shtreterit e lumejve te Shqiperise.
Miranda Rira kryetare e Bashkise Prrenjas ne nje postim ne faqen e saj zyrtare ne facebook ka postuar disa foto te gjendjes te rende te ndotjes ne perrenjte e fshatrave ne kete bashki. Reagimi i saj ka qene mjaft i ashper kunder atyre qe ndotin mjedisin e perbashket duke ju bere thirrje ndotesve qe do te kene ndershkimi te renda.Jane te rralle drejtues vendore qe kane perkushtim ndaj kesaj ceshtje shume te rendesishme per mjedisin tone te perbashket. Pamjet  ne lumejte e Shqiperise tregojne nje panorame katastrofike dhe anormale e nje vendi qe pret hapjen e negociatave per ne BE. Moratoriumet ne Shqiperi nje fare menyre kane sjelle disa rezultate minimale , mbase eshte koha qe Parlamenti i Shqiperise te marre nje vendim te tille qe perrejte dhe lumejte te mos ndoten dhe shkaterrohen, jemi ne kohe per te vepruar shpejt, per ndryshe do te humbin gjithcka dhe pasojat do te jete te renda.

Pergatiti; Albnatyra staff.