Sunday, February 25, 2018

Ndotja e lumit Shkumbin - denoncon Shoqata "AlbNatyra"



Gjate nje monitorimi pergjate brigjeve te lumit Shkumbin Shoqata AlbNatyra ka fotografuar nga afer situaten e rende te ndotjes ne kete lum. Mbetjet plastike te varura neper peme ne te gjithe gjatesine e lumit te hedhura pa menduar aspak qe po ndotim natyren tone, kjo eshte panorama aspak e kendshme qe i perket ketij lumi. Ndotja fillon qe nga rrjedhja e siperme e lumit dhe vazhdon deri ne derdhjen e tij ne det ( Laguna e Karavastase). Lumi Shkumbin eshte nje nga lumejte me te gjate ne Shqiperi dhe prurje te konsideureshme , i cili para 20 vitesh perdorej masivisht edhe per plazh ndersa sot jo vetem qe nuk perdoret per plazh por qe eshte kthyer nje kazan mbetjesh ku dhe rrezikon zhdukjen e llojeve te ndryshme te peshqeve. Trofta e eger e lumit tashme si nje specie ne listen e kuqe po rrezikohet seriozisht zhdukjen perfundimtare ne kete lume.

Jane ndotjet masive, derdhja e ujrave te zeza dhe ndertimi i Hec-ve qe po rresikojne seriozisht per te mos e patur me te pranishem kete peshk ne Lumin Shkumbin.Rreth 500 ton mbetje hidhen cdo vit ne territorin e bashkise Prrenjas dhe Librazhd nga banoret e fshatrave dhe te dy qyteteve, nje ndotje kolosale qe aspak nuk e ndihmon kete zone per zhvillimin e turizmit. Edhe pse shpesh here eshte ngritur zeri per kete fenomen teper negativ perseri nuk ka inisiativa apo programe per te permiresuar sadopak ate.
Qeveria Shqipetare,Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po ashtu edhe institucione te tjera duhet te ndermarrin patjeter nje aksion kombetare ndergjegjesimi te komunitetit, grupeve te ndryshme shoqerore,shkollave,bizneseve etj si dhe te merren masa per permiresimin dhe shtimin e sherbimeve per pastrimin e fshatrave dhe lagjeve te ndryshme qe i i hedin mbetjet ne perrenjt e fshatrave. Shoqata AlbNatyra merr persiper te angazhoje te gjitha mundesite e saj qe te kontriboje sadopak ne permiresimin e kesaj situate kaotike mjedisore.


Pergatitur nga : Stafi AlbNatyra