Saturday, February 24, 2018

Gjuetia e dhelpres - flet Ardian Koci drejtori i ADZM Fier

Prej disa ditesh ne 12 qarqet e Shqiperise po zbatohet nje projekt per marrjen e kampioneve te dhelpres, qe do te thote pasi vritet dhelpra merret nje pjese e trupit te saj dhe dergohet ne laborator per te bere vleresimin ne lidhje me  efketet qe ka dhene vaksinimi qe eshte bere nepermjet "cekollatave" te hedhura nga ajri ne muajin dhjetor 2017 (Projekti PAZA). Per te shuar kureshtjen e publikut dhe komentuesve Drejtori i ADZM Fier shpjegon rreth ketij projekti si me poshte :
- Nje sqarim per gjithe ata qe deri sot na kane pare si mbrojtes te faunes dhe na kane mbeshtetur ne punen tone.Kemi te bejme me nje projekt per te luftuar semundjen e terbimit,aq te rrezikshem per njeriun,ku dhelpra eshte rezervuari kryesor i virusit te terbimit dhe qe infekton edhe kafshe te tjera, ndermjet tyre dhe ato shtipiake si qeni dhe macja.Keto te fundit luajne rolin e ndermjetesit per kalimin e virusit te njeriu.
Prandaj po punohet prej disa vitesh nga projekti PAZA,per vaksinimin e dhelpres se kuqe.Vaksinat jane hedhur ne dhjetor dhe marrja e kampioneve konsiston ne evidentimin e antikorpeve ne gjakun e dhelprave, provokuar nga futja e virusit me virulence te ulet nepermjet vaksines. Kete here procesi i marrjes se kampioneve po aplikohet nga stafet e AdZM-ve.Dua t'ju siguroj qe ne,pavaresisht te vrasjes se disa dhelprave (22 qarku i Fierit),e bejme kete jo vetem per mbrojtjen e popullates se dhelpres dhe te kafsheve te tjera,por mbi te gjitha per mbrojtjen e vete njeriut.

Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura te Shqiperise krahas punes se saj funksionale ne mbrotjen,menaxhimit dhe promovimit te zonave te mbrojtura po kryen edhe disa detyra te tjera shume te rendesishme sic mund te permendim: Censusin e shpendeve dimerues ne Shqiperi, Mbjellja e pemeve ne disa qarqe, percaktimi dhe pastrimi i mbetjeve urbane, pjesemarrje aktive ne perballimin e emergjencave civile (permbytje,zjarret etj.) si  dhe aktivitete te tjera social-kulturore(festat tradicionale,panaire etj).AKZM tashme ka krijuar nje performance shume te mire ne krahasim me institucionet e tjera ne Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit.