Wednesday, November 12, 2014

Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Elbasanit



Nga; Sonila LECHWACKI
perf. IUCN ne Shqiperi


Z. Fatmir Brazhda, prej disa muajsh në krye të sektorit për zonat e mbrojtura pranë Qarkut Elbasan, nje njohës i mire i Parkut kombëtar të Shebenik-Jabllanicës që ndër vite ka punuar fort në drejtim të promovimit të parkut dhe sensibilizimit të gjithë aktorëve mbi potencialet dhe zhvillimin e qëndrueshem të zonës perreth tij, sot flet për eksperiencën dhe punën në Qarkun Elbasan dhe vizionin e këtij insitucioni për menaxhimin e zonave të mbrojtura.

1. Cili eshte raporti juaj me parkun kombetar te Shebenik -Jabllanices?

- Parku kombëtare Shebenik-Jabllanicë, aty është vendlindja ime, aty është vendbanimi im, aty është pasioni dhe profesioni im. Raporti im me këtë park ka filluar para vitit 2008, ku bashkë me disa kolegeve të mi u bashkaum për të lobuar dhe për të ndikuar në shpalljen kësaj zone park kombëtar. Një proces mjaft i vështirë për faktin se aktorët kryesor që kishin lidhje direkte apo indirekte me këtë zonë ishin skeptike dhe pothuajse kundër kesaj ideje. Ne punuam fort me kryetarët e fshatrave dhe më pas me kryetarët e komunave të cilën nuk e patëm të lehtë në ballafaqimin me komunitetin dhe me presionin e subjekteve që shfrytëzonin pyjet në atë zonë,por gjithesesi me këmbëgulje tonë dhe me ndihmën edhe të OJF mjedisore arritëm që ta finalizonim këtë mision. Sot pas rreth 6 vitesh me ra fati që të jem në krye të menaxhimit të zonave të mbrojtura në rajonin e Elbasanit,jo pa qëllim arritja në këtë detyrë me forcoj vizionin për të bërë më shumë në promovimin dhe zhvillimin e këtij parku. 

Gjithesesi edhe para fillimit të kësaj detyre, unë e kam eksploruar cdo cep parkun kombëtare Shebenik-Jabllanicë duke shijuar bukuritë e ketij Ekosistemi natyror dhe duke u njohur nga afër me florën dhe faunën e tij. Shumë herë,në stinë të ndryshme jam ngjitur në Shebenik me grupe të organizuar me qëllim promovimin e vlerave eko-turistike të ketij parku, pjesëmarresit janë mahnitur nga resurset që mbart ky park. Për ti lidhur njerzit me natyrën e këtij parku bashkë me disa miq organizuam festë popullore me motive tradicionale vendase ku njerzit me familjarët e tyre defreheshin në natyrën e bukur të këtij parku larg ambjenteve të përditshme.Finalja sot është se shumë fshatra organizojnë festa në park sic mund të përmendim: Festën e fshatit Dorëz,Lunik, Steblevë, Qarrishtë etj.Po ashtu jam i aposionuar dhe i përkushtuar për të publikuar fotot e realiazuara ne park të cilat janë të panumërta ne faqet e internetit duke i ndare me miq dhe njerëz të tjerë që nuk e kanë njohur më parë këtë park dhe kjo përmbush një pjesë të rëndesishme të promovimit të këtij parku.
                                   
2. A kane zonat e mbrojtura te qarkut te Elbasanit infrastrukturen e duhur per tu bere atraksione per zhvillimi e ekoturizmit ne kete qark?

- Qarku Elbasanit në territorin e tij administrative ka tetë Zona të Mbrojtura ku dy prej tyre jane parqe kombetare (Parku Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe nje pjese e Parkut Kombetare te Tomorrit ne rrethin e Gramshit), gjithesej 40 284 hektar, një siperfaqe e konsiderueshme për administrim nga Drejtoria e Shërbimit Pyjore Elbasan dhe në vecanti për Sektorin e Zonave të Mbrojtura pranë kësaj drejtorie.

- Në lidhje me atraksionet turistike mund të themi që këto zona kanë vlera të vecanta ekologjike,pesazhistike,kuluturore,artistike dhe tradita të ndryshme në pritjen e vizitorëve dhe turistëve. Zonat e Mbrojutra sic janë: Polisi,Sopoti,Stravaj,Dardha janë siperfaqe pyjore të paprekura që ruajnë trashegimninë biologjike dhe të biodiversitetit , këto zona shpesh bëhen objekt studimi nga njerëz që merren me natyrën. Ndërsa Zonat e Mbrojtura Kuturman dhe Qaf-Bushi janë zona të konsideruar si habitate për zhvillimin e faunës për shkak të kushteve të përshtatshme për mbarështimin e kafshëve të egra.

- Ndërsa Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është një nga atraksionet kryesore të Qarkut Elbasan sespe ai ka nje larmi të madhe resursesh eko-turistike ku mund të përmendim Gjeomonumentet e natyres si: Shpellat Eremite të cilat janë 1300 vjecare, Shpellat karstike te pasura skalaktide dhe Stalakmide, Liqenet glaciale (akullnajore),pyjet e bredhit (Abies alba),pyjet e ahut (Fagus sylvatika),prania e panjes (Acer sp), mështeknës (Betula pendula), alpet në Shebenik, si dhe shumë lloje endemike autoktonë. Fauna me praninë e Rrëqebullit,ariu të murrëm,troftës së lumit Rrapun dhe bushtricë,etj., po ashtu vende më të vizitueshme janë Stebleva,Qarrishta,Hotolishti dhe Rrajca ku dhe ka patur vizitorë dhe turistë sidomos ne stinën e verës. Festat tradicionale të fshatrave bredna parkut janë një pasuri tjetër e madhe sepse ato frekuentohen nga qindra njerëz .

- Por Infrastruktura është shumë e dobët, pse? Sepse pas shpalljes park ne vitin 2008 ka patur shumë pak investime për të mos thënë fare përsa i përket mungesës në sistemin informativ si psh. sinjalistike,tabela orientuese, qendra informacioni për vizitorët, vendpushime në natyrë, faqe interneti etj., rrugët kryesore të parkut janë të paasfaltuara gjithashtu dhe shumë të rrënuara.Akomodimi për vizitorë apo turistët akoma është në fazat e para ku vlen te thuhet se nevojiten rritje kapacitetesh për këto sipërmarrje në mënyrë që ata të jenë të aftë për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për akomodim,ushqim dhe rekracion. Mungesa e guidave,hartave treguese, fletpalosjeve etj., është një tjetër problem për funksionimin e parkut.Mediat lokale apo kombëtare nuk po bëjnë aq sa duhet per reklamimin apo promovimin e parkut, vetëm në disa raste kur ne i marrim privatisht mund të bëjnë kronika mbi parkun.



3. Cilat janë sfidat kryesore të menaxhimit te zonave të mbrojtura për qarkun e Elbasanit?

Zonat e Mbrojtura ne qarkun Elbasanit kane një diversitet të madh përsa i përket gjendjes së tyre por edhe shpërndarjes së tyre, për këto arsye sfida jonë është që ti mbrojmë dhe ti promovojmë vlerat e tyre nëpërmjet zbatimit të akteve ligjore dhe përkushtimit profesional.Organizimi i ri qe u relaizua ne fillimit vitit solli per here te pare prane DSHP strukturen e Zonave te mbrojtura por kjo nuk u shoqerua me mbeshtetje ne logjistik dhe mjete për zbatimin e ligjit në mbrotjen,përmirësimin dhe promovimin e këtyre zonave, aktualisht kemi shumë vështirësi për të monitoruar nga afër këto zona per shkak të mungesës të mjeteve për lëvizje, po ashtu edhe të mungesës të planit të menaxhimit apo zbatimit të tij me investime konkrete për të përmirësuar sadopak kushtet në zonat e mbrojtura.Zonat e Mbrojturat (ZM) aktualisht nuk sjellin të ardhura për shkak të mos përmirësimit të kushteve dhe te mos promovimit të këtyre resurseve ekoturistike.Një nga anët negative ekzistencës të ZM janë ndërtimet të disa hidrocentraleve dhe e galerive këto janë fenomene qe ndikojnë në prishjen e ekulijlibrave ekologjike,ndryshimin e mikroklimave, humbjen e habitateve, prishjen e peisazhit sidomos në rastin e HEC-ve ku cdo burim ujor merret me tubacione, kjo është pjesa më e veshtirë për mua në drejtim të funksionit menaxhues të ZM. Sfidat janë të shumta por nqs ne punojmë dhe arrijmë që të bashkëpunojmë me të gjithë aktorët dhe palët e interesuara si dhe me anën e trasnparencës për vendimet që merren,çdo objektiv arrihet.

4. C’fare do te propozonit për përmirësimin e situates aktuale ne Zonat e Mbrojtura?

Së pari, mendoj duhet të ndryshohet menyra e organizimit të zonave të mbrojtura , duke marrë si model një nga vendet e rajonit. Çdo Park Kombëtare të kenë një administratë më vete për menaxhimin e kësaj pasurie, ku të hartojnë programe,projekte dhe politika zhvilluese për parkun. Gjithashtu të rregullohet me ligj që parku të gjeneroje te ardhura nëpërmjet aktivteteve dhe tarifave që mund të grumbullojë nga shumë sektorë sic mund të përmendim tarifa mbi përdorimin e ujrave,mineraleve,drutë e zjarrit,kullotave,biznese etj. Dhe këto të ardhura të shkojnë në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe infrastrukturën në park. Zonat e tjera të mbrojtura të cilat nuk janë mbrenda parkut të jenë nën administrimit po të kësaj administrate në formën e satelitëve në nivel rajoni.Ngritja e kësaj adminstrate prane cdo parku do të sjellë një zhvillim të ri dhe një përgjegjësi më të madhe për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrushem të këtyre resurseve në harmoni dhe me interesat e komunitetit lokal. Po ashtu ne nivel kombëtare të formohet një strukturë (në formën e një Agjensie) në mënyre që të udheheq këtë sektor mjaft të rëndësishëm drejt e një të ardhmeje më të mirë për natyrën dhë për njerzit.

Së dyti, në zonat e mbrojtura duhen më shumë investime në drejtim të mbrojtjes,përmiresimit dhe shtimit të mundësive për zhvillimin e habitateve dhe kushteve lehtësuese për vizitoret apo turistët. Përmiresimi infrastrukturës, sistemit të informacionit,publikime,rritja kapacitetesh për administratën, sensibilizim të komunitetit,ndërtim pistash,rrugë bicikletash,vend-pushime etj., janë mjaft të domosdoshme në funksionimin normal të ketyre zonave.

Së treti , Sektori i Zonave të mbrojtura në të ardhmen duke kërkuar dhe mbështetje do të fokusohet në :

· Krijimin e identitetit të natyrës për ZM të qarkut Elbasan

· Promovimin e ZM së pari për komunitetin dhe vizitorët vendas apo të huaj

· Përmiresimin e menaxhimit të ZM

· Edukimin mjedisor në ZM

· Rritja e ndërgjegjësimit

· Vlerësimi i perfitmeve qe ZM sigurojm tek komuniteti dhe bizneset.



Së fundmi,dua të falenderoj të gjitha ata që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshem të këtyre pasurive natyrore të cilat çdo ditë ë më shumë rrezikohen nga agresione të ndryshme duke mos menduar për trashëgimninë dhë të ardhmen tonë.