Friday, October 31, 2014

Projekti i ri per pyjet komunal '' Pyjet komunal per nje zhvilim ekonomik rural'

Sot CNVP ne rajonin e Elbasanit prezantoi programin e ri 4 vjecar 2014-2018 ku more pjese Kryetari i Qarkut Elbasan Z.Eugen Isaj , perfaqesues te Drejtorise Rajonale te Sherbimit Pyjore, Federaten Rajonale te Pyjeve komunae Elbasan,perfaqesues te komunave, perfaqesues te SHPPKK ne rajon si dhe speialist pyjesh etj.

Programi do tē mbēshtesē fuqizimin e organizatave tē shoqērisē civile, promovimin e pērfaqesimit mē tē mirē dhe llogari dhenien nē sektorin pyjor, promovimin e politikave, kuadrit ligjor dhe institucional per menaxhmit tē qendrueshēm tē pyjeve dhe kullotave komunale duke kontribuar keshtu drejt njē zhvillimi mē tē barabartē dhe tē qendrueshēm. Tē gjitha kēto perkojnē me synimet e Shqipērisē pēr integrimin Europian.
Programi do tē promovojē pērmirēsim tē vendim-marrjes sē decentralizuar,planifikim dhe implementim aktivitetesh nē pyjet dhe kullotat komunale nē mbēshtetje tē njē zhvillimi ekonomik gjithē pērfshirēs.Projekti do tē mbeshtesē mē tej rregjistrimin e pyjeve dhe kullotave si prona te komunave dhe nē vecanti do tē mbeshtesē hartografimin me pjesmarrje sipas perdoruesve tradicionale nē nivel fshati, e cila konsiderohet si thelbēsore per zhvillimin ekonomik dhe qendrueshmerinē e procesit tē transferimit. Brenda kuadrit tē sigurimit tē sē drejtēs mbi tokēn projekti do tē mbeshtesē nxitjen e praktikave pēr menaxhim tē qendrueshēm tē pyjeve dhe kullotave, mbēshtetje pēr grupet specifike prodhuese dhe tē ardhurave tē tyre, tē mbeshtesē dhe adresojē cēshtjet e njē mjedisi politik dhe ligjor favorizues si dhe mbēshtetje pēr arritjen e kapaciteteve tē kērkuara nga tē gjithē aktorēte pērfshire.Do tēmbēshtesē gjithashtu rritjen e kapaciteteve dhe tē rolit tē FederataveRajonale dhe kombetare lidhur me funksionimin e tyre, pērfaqesimin dhe ofrimin e shērbimeve, njē kohēsisht mbēshtetje pēr funksionimin e Shoqatave tē pyjeve nē komuna.