Cdo dite ne media po thuhet qe turizmi po vjen duke u shtuar apo ka nje numer me te madh te vizitoreve apo
turisteve ne krahasim te vitet e shkuara, kjo normalisht nuk do mend as kalem thote nje fjale e urte popullore sepse hryjet dhe daljet neper dogana e vertetone kete fakt. Zhvillimi i turizmit ne Shqiperi eshte nje nga sfidat e medha te qeverise Shqiptare, agjensive turistike apo bizneseve te lidhura drepersedrejti apo indirekt nga kjo industri e cila deri tani nuk eshte nivelin e duhur te sherbimeve korrekte dhe me cilesite e kerkuara. Nese numri vjen duke u rritur une mendoj se ka shume faktore: Ne radhe te pare vete Shqiptaret qe jetojne e punojne jashte e kane kuptuar qe vendi jone ka vlera dhe resurse turistike per tu shijuar, se dyti Shqiperia thuajse eshte nje vend i qete dhe pa probleme persa i perket qetesise, se treti bashkekombasit tane (Kosove,Maqedoni,Mal te zi,Presheve e kudo) po preferojne gjithmone e me shume te pushojne ne Shqiperi kryesisht gjate sezonit te veres, se katerti jane disa sipermarres apo kompani (te pakta) qe po ofrojne sherbimet e duhura ndaj turisteve.
Turizmi ne Shqiperi eshte perqendruar kryesisht ne bregdetin Shqiptare ku gjithmone e me shume po preferohen vende te pa eksploruara me pare dhe per cudi nga nje vezhgim qe kemi bere shikohet qe plazhet me te preferuara po behen ato te jugut por perparesi kane plazhet si ai i Velipojes, Gjirit te Lalzit apo dhe te Golemit ku mijera pushues mysyjne drejt tyre. Sikur shteti te kishte ekzistuar ne planifikimin dhe ndalimin e masakres urbane bregdeti Shqiptar do kishte nje pamje tjeter me te bukur dhe me terheqes dhe jo si sot qe ndertimet kaperdijne njera tjetren dhe nje kaos ne infrastrukturen e domosdoshme, ku mungon uji,rruga dhe plazhi publik!
Sherbimi ndaj turisteve dhe pushuesve ne Shqiperi len per te deshiruar , jane disa fenomene qe ne te ardhmen duhen permiresuar me doemos ndryshe do humbasim terren ne zhvillimin e turizmit, ja ku calon :
1. Agjensia kombetare e turizmit duhet te funksionoje fuqishem duke kryer analiza dhe duke verifikuar te gjitha dobesite dhe perparesite e sherbimeve ne turizem
2. Hotele te certifikuara ose jo me yje te pamerituara (nuk perputhen fare me kushtet e ofurara).
3. Infraskture rrugore e pershtatshme ( ka rruge te pa shtruara gjithe tym,pa tabela orientuese , tabela te padukshme, rruge qorre hyrese e dalese burim per aksidente) , te mos kete police si vagabonda ne rruge te montohen kamera dhe policia te jete ne rolin e ndihmes se shpejte dhe te ndihmoje cdo kend qe has veshtiresi (Policia tek akoma tek ne si shtetrrethim cdo 5 km nga 2 apo 3 police, ne disa raste FNSH, ne asnje vend te rajonit nuk veprohet keshtu).
4. Sherbimet lene per te deshiruar, punonjes te pa kualifikuara, pa gjuhe te huaj, abuzues me cmimet ne rastet kur e shikojne klientin e majme sidomos te huajt, gje qe luan nje rol teper negativ ne riardhjen serisht te ketyre turisteve.
5. Mungesa e paketave turistike, guidave dhe e ciceroneve , me shume po shohim paketa turistike per jasht vendit sesa brenda vendit.
6. Mungese mbeshtetjeje dhe koordinimi nga strukturat shteterore per te vene ne pune mekanizmat e duhura per zhvillimin e turizmit.
7.Zaptimi i cdo hapsire publike, nuk ka vende ku te ndertohem kampingje per te huaj apo vendas , ku duhet krijohen vende te posacme si ne bregedet ashtu edhe ne alpet Shqiptare.
Nese numri i turisteve rritet eshte nje fakt pozitiv por nuk duhet marre si vleresim, duhet bere nje analize korrekte duke pare se sa nga ato turiste rikthehen ne vendin tone,sepse eshte verejtur qe shume prej tyre nuk rikthehen, te shumte qe vijne jane ata qe kane kureshtje per te eksploruar vendin tone por kur shikojne fenomene negative kam bindjen qe nuk kthehen me ketu. Kureshtja vjen duke shteruar ne te ardhmen, prandaj duhet te mbledhim rripat dhe te korigjojme vetveten ne te mire te vendit tone..