Saturday, July 26, 2014

Kampi Veror Ekologjik 2014 - Shebenik-Jabllanice



Kampi Veror Ekologjik 2014 - Shebenik-Jabllanice


Thirrje per aplikime, 25 Korik 2014
Kampi do te organizohet ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice nga 24 deri ne 30 Gusht 2014 dhe do te mbledhe se bashku rreth 30 studente nga Shqiperia dhe Maqedonia. Te gjitha shpenzimet e pjesemarrjes do te mbulohen nga Shoqata per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror ne Shqiperi (PPNEA).


Vargu malor Shebenik-Jabllanice dallohet per pasuri te pamata natyrore, forma gjeologjike te rralla dhe nje flore dhe faune shumellojsheme dhe te spikatur. Zona eshte identifikuar si nje nga nyjet kryesore te Brezit te Gjelber te Europes me qellim per tu shpallur nje zone e mbrojtur nderkufitare midis Shqiperise dhe Maqedonise. Pjesa shqiptare e Shebenik-Jabllanices u shpall Park Kombetar ne vitin 2008 me nje siperfaqe prej 340 km2.


Ky kamp perben nje mundesi te shkelqyer per studente te motivuar qe kerkojne te mesojne me shume rreth resurseve natyrore dhe perdorimit te tyre te qendrueshem. Ekipet me eksperience te PPNEA dhe Shoqates Ekologjike te Maqedonise (MES) do te organizojne aktivitete ne natyre dhe me komunitetet lokale te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice. Pjesemarresit do te fitojne njohuri lidhur me ruajtjen e natyres dhe zhvillimit te qendrueshem si edhe do te permiresojne aftesite drejtuese dhe te komunikimit.


Kampi i orientohet kryesisht studenteve te shkencave natyrore dhe te mjedisit, por edhe studenteve te tjere qe kane pasion natyren dhe ceshtjet e mjedisit.


Per te aplikuar si pjesemarres ne kamp, plotesoni formularin, te cilin mund ta gjeni ne linkun me poshte: http://ppnea.org/kamp_veror_ekologjik.html
Afati i aplikimit eshte deri ne 12 Gusht 2014.