Nga polemika te ndryshme rezultuan edhe disa skeptike te cilet me te drejte ngrejne shqetesimin qe a jane te afta komunat te menaxhojne pyjet ? kjo eshte shume e vertete komunat akoma nuk kane nje staf te rregullt te pakten nje inxhinier pyjesh per te kryer rolin e nje administrator ne interes te nje pasurie kaq te madhe.Ka Komuna te cilat e kane zgjedhur kete problem jo vetem qe kane punesuar specialiste por edhe kane hartuar projekte per nje menaxhim te qendrushem te kesaj pasurie po ashtu hartojne plane operacionale ne lidhje me miremenaxhimin e resurseve te tyre.
Reforma me kalimin e pyjeve ne pronesi te komunes nuk ka zgjidhur problemet perfundimisht,sepse ato sapo kane filluar, duke patur parasysh se kerkohet qe kjo pasuri duhet regjistraur ne ZRPP ne rrethet perkatese. Shoqata Rajonale me mbeshtetjen e SNV/CNVP kane arritur qe dy komuna ne Qarkun Elbasan te rregjistrojne pyjet e tyre ne pronesi konkretisht Komuna Gjinar dhe Komuna Orenje,por jo vetem kaq per keta dy komuna eshte hartuar nje Plan Strategjik per 30 vjet te cilat do ta kene shume te lehte per tu referuar dhe per te kerkuar mbeshtetje tek qeveria Shqiptare apo donatore te ndryshem per te kryer aktivitete te parashikuar ne te.
Ne Komunen Orenje u pergatiteten 24 dosje per fermeret e fshatit Funares te cilet me marrjen e vendimit te keshillit te komunes mund te lidhin kontraten e marrjen ne perdorim te pyjeve apo kullotave te tyre te perdorur trdicionalisht per nevojat e tyre dhe kjo eshte finalja e ketij projekti, pra nuk eshte zgjidhja perfundimtare trasferimi tek komuna por trasferimi tek i zoti prones si nje proces i nevojshem dhe i domosdoshem. Jane ata fermere apo perdorues qe keto siperfaqe i kane mbrojtur dhe menaxhuar ne menyre te qendrusheme ne interes te familjeve te tyre.
Kryetari Ndricim Cela gjate nje takimi ne Komunen Orenje Theksoj se ne duhet ta shtyjme me force perpara kete reforme si nje proces i rendesishem i zhvillimit rural dhe ekonomik per banoret e ketyre zonave rurale.
Banoret gjate te gjitha aktiviteteve dhe takimeve kane shprehur interes te madh per te marre ne perdorim pyjet e tyre por kerkojne edhe mbeshtetje teknike per ta realizuar kete proces, po ashut ato kane nevoje per mebshtetje me grante te vogla e menyre qe te kryejne punime permiresuese dhe mbrojtese ne pyjet dhe kullotat e tyre.