Thursday, July 10, 2014

Festa ''Miqte e malit'' ne Komunen Gjinar Elbasan

Tashme eshte bere tradite e pervitshme e ketij aktiviteti te madh festiv  e cila organizohet nenkujdesin e stafit te Komunes Gjinar Elbasan ne fillim te muajit qershor .Nje feste pothuajse me shume aktivitete duke filluar nga panairi me produkte vendase; Bulmetit,mjaltit,kompostove,pijeve etj, te cilat serviren nga banoret dhe vazhdon me produktet artizanale,punime me grep,qendistari si dhe veshje dhe kostume populllore e bejne kete feste mjaft interesante per pjesemarres te shumte te cilet vijne nga te gjitha anet jo vetem nga komuna Gjinar por edhe nga Elbasani,Tirana e pse jo edhe te huaj (Zv.Ambasadorja e Suedise).
Vleresimet maksimale kane marre stafi organizativ i cili me modestine dhe me mundesite e pakta financiare arrijne te realizojne nje koncert me kenge,valle dhe lojra popullore tradiconale te zones. Te ftuar ne kete feste jane te shumte por vihet re pjesemarrja e deputeteve te zones, prefekti,kryetare komunash etj. te cilet e vleresojne kete aktivitet dhe e shohin me interes te madh .
Tradita e komunes Gjinar vazhdon ne nje menyre te qendrushme dhe kjo feste tashme ka marre nje emer ''Miqte e malit''  me nje kuptim te madh ku njerezit ngado qe vijne shijojne bukurite natyrore te pikes turistike  Gjinar e cila ju jep mundesine e clodhjes dhe argetimit ne nje peisazh te gjelber si dhe me nje ajer te paster te ofruar nga pishat bujare, te cilat jane mbrojtur me fanatizem nga komuniteti i kesaj zone.
Per realizimin e kesaj feste te madhe Komuna Gjinar ka bashkepunuar ngushte me fondacionin CNVP e cila disa vjet rrjesht ka mbeshtetur kete komune ne shume projekte mbi pyjet dhe kullotat, ku ketu vlen te permenden : regjistrimi i pyjeve ne pronesi te komunes,hartimit e planit strategjik, ngritja e kapaciteteve organizative e shoqates te Zhvillimit te burimeve Natyrore si dhe mundesimin e shkembimit te eksperiencave dhe pervojave me shoqata te ndryshme brenda dhe jasht vendit. Janaq Male drejtues i kesaj organizate ne cdo kohe ka shprehur gadishmerin e tij per te mbeshtetur keto aktivitete por jo vetem kaqe qe i japin jete zonave rurale.
Vleresojme dhe inkurajojme stafin e kesaj komune te ndjeke kete rruge per te konkretizuar projekte te tjera te rendesishme per zhvillimin rural te kesaj zone.