Shoqata "Albnatyra" ka si mision te saj mbrojtjen me fanatizem te resurseve natyrore te Shqiperise. Natyra Shqiptare ka nevoje per me shume mbeshtetje qytetare, per te reaguar dhe marre pjese ne aktivitetet ndaj mbrojtjes se mjedisit
Monday, July 7, 2014
Ja pse festohet Festa e Stebleves !
Eshte zhvilluar Festa e Shengjergjit ne komunen Stebleve, nje feste e pervitshme qe mbahet ne cdo 6 maj e cila ka si qellimin perkujtimin e kesaj dita nga te gjithe banoret e kesaj zone por edhe te ardhur nga zonat e tjera ku vlen te theksohet qe ka dhe shume njerez qe vijne nga rrethet si Tirana,Durresi dhe Elbasani te cilet kane ikur kohe me para per nje jete me te mire . Ndryshe kjo feste eshte quajtur Festa e Luleve , nje feste pothuajse tradicionale te cilet pjesemarresit kercejne ,kendojne dhe vishen me rroba popullore te zones qe i kane per tradite.Komuna Stebleve eshte nje nder komunat me malore te rrethit Librazhdit dhe eshte organizatori kryesor i ketij eventi i cili merr rendesine e tij edhe per shkak te vendodhjes ne Parkun kombetare Shebenik.