SHOQATA
RAJONALE
PYJEVE KULLOTAVE KOMUNALE
QARKU ELBASAN
Leter Shqetesuese
‘’Mbi
lejet kocensionare per
Hidrocentrale ne Parkun Kombetare Shebenik Jabllanice’’
DREJTUAR :
Z. Edi Rama, Kryeminister i Shqiperise
Z.
Ilir Meta, Kryetar i Parlamentit te Shqiqperise
Z.
Lefter Koka, Minister i Mjedisit
Z. Damjan Gjiknuri, Minister Energjitikes dhe
Industrise
Po
ju drejtohemi me kete leter me shqetesimin me te madh qe kemi ne lidhje me
lejet koncesionare te miratuara apo qe presin te miratohen ne lumejte dhe
perrejt e territorit te Rajonit te Elbasanit, ky shqetesim i ngritur disa here
nga OJF nga banoret e fshatrave te ndryshem te cilet me te drejte kerkojne qe
te mos uzurpohen dhe ata pak burime ujore me te cilen natyra eshte treguar
bujare per ata dhe per te gjithe ne qe
kemi nevoje per nje ambjent te pasur me ujra dhe pyje.Nga te gjitha
informacionet qe kemi rezulton se nuk ka ngelur asnje perrua, zall apo
lume pa miratuar per ndertim HEC , por
me e rende akoma kur mesojme dhe po shohim ndertime ne zonen e Parkut Kombetare
Shebenik Jabllanice te cilit nuk duheshin prekur resurset ujore mjaft te pasura
dhe me nje perspektive te madhe per zhvillimin e turizmit malore. Futja e
ujrave neper tubacione do te sjelle nje efekt negative ne zhdukjen e qindra
specieve te faunes ujore , tokesore por edhe te flores te cilat kane habitatet
e tyre jetesore dhe me ndryshimin e mikroklimave nuk do kemi mundesine ti
rikthejme ato.
Theksojme se ne Zonat e Mbrojtura
nuk mund te lejohen ndertime qe prishin ekujlibrat ekologjik dhe qe demtojne
biodiversitetin e natyres.
Ne si Shoqeri civile kerkojme qe te ndalohen te gjitha
punimet qe kane te bejne me shkaterrimin e mjedisit sidomos koncesionet e dhena per HEC ne Parkun Kombetare Shebenik
Jabllanice sepse do jemi bashkefajtore ne kete krim ekologjik , kerkojme
mirekuptimin tuaj dhe bashkepunimin ne mbrotjen e resurseve tona natyrore!
Foto nga Lumi i rrapunit ku duket qarte HC
nuk kane lene pike uji ne shtratin e lumit
nuk kane lene pike uji ne shtratin e lumit
Ketu nuk ka mundesi levizja e peshqeve jo vetem nga lartesia e diges por edhe qe perfundon e gjitha ne tuben dhe peshqit dalin copa copa nga turbina e gjeneratoreve te HC
Lumi qe futetet ne kaptazhin e HC
Lumi pa asnje pike uje/ nderkohe sipas kontrates duhet te lejonte 30 perqind e sasise se ujit