Thursday, April 18, 2019

AlbNatyra tejkalon objektivat e synuara ne projektin e ReLOaD

Pas një periudhe  6 mujore të projektit "Mbrotja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane" mbeshtetur nga UNDP dhe Bashkia Librazhd në zbatim të programit (ReLOaD) financuar nga Bashkimi Europian, Shoqata rajonale AlbNatyra ben analizën e aktiviteteve të saj në zbatim të këtij projekti.
Qellimi kryesor i projektit eshte reduktimi i ndotjeve urbane qe ndotin lumin Shkumbin, nje problem mjaft i madh viteteve te fundit shkaktuar nga faktori njeri.
1.      Për ndërgjegjësimin e komunitetit janë realizuar takime me banorët e 15  fshatrave nga 12 fshatra te planifikuara në projekt.
2.      Për edukimin e brezit te ri janë realizuar 13 ore edukative nga 12 shkolla të planifikuara ne projekt.
3.      Për monitorimin e ndotjes nga mbetjet urbane janë evidentuara 115 pika të ndotura ne 35 fshatra nga 12 fshatra që ishin planifikuara ne objektivat e projektit.
4.      Janë analizuar 4 kampione uji në 4 pika te ndryshme të lumit Shkumbin nga 3 pika të planifikuara ne projekt.
5.      Janë realizuar 1 konference për prezantimin e rezultateteve të monitorimit të ndotjeve në bashkinë Librazhd.
6.      Janë prodhuar  1400 flet palosje, 27  postera, 47  kopje mbi analizat e monitorimi të ndotjeve etj.
Në të gjitha aktivitetet janë përfshire drejtpërdrejtë 1023 persona nga 750 të planifikuara ku 360 prej tyre janë gra dhe vajza dhe deri në fund të projektit synojme pjesmarrjen edhe 250 persona.

Takime ndërgjegjesuese janë realizuar me grupet e synuara si: Shoqaten e Gruas, Shoqatën e komunitetit Egjiptian, me të rinjtë e Librazhdit etj.
AlbNatyra per realizimin e objektivave të synuara në muajin në vazhdim do të realizojë këto aktivitete: 
1.     Vendosjen e koshave për riciklim ( 18 copë) në 6 shkollat e Bashkisë Librazhd
2.     Ndërtimi e një rrjete mbi lumin Shkumbin për grumbullimin e plastikes në Lumin Shkumbin.
3.     Aktivitete të përbashkëta për pastrimin e 10 pikave hotspot të përcaktuara në raportin e monitorimit.
4.     Prodhimin e 220 cantave prej lecke për përdorim me qëllim uljen e përdorimit të qeseve.
5.     Konferencë përmbyllëse të projektit.
 
Sipas monitorimit të dytë nga ekipi i ReLOaD/UNDP dhe bashkisë Librazhd, Shoqata AlbNatyra është vlerësuar maksimalisht për zbatimin e projektit dhe arritjen dhe tejkalimin e objektivave të synuara. Një nga arritjet e projektit është dhe bashkëpunimi me institucionet si psh. AdZM Elbasan e cila ka qenë një nga partnerët kryesorë për zbatimin e këtij projekti. Gjithashtu Zyra Arsimore Librazhd nëpërmjet dretjorive të shkollave kanë treguar gatoshmëri maksimale për zhvillimin e orëve edukaitve në shkolla por edhe në aktivitetet e pastrimit. Bashkia Librazhd ka qenë gjithmonë e përfshirë në aktivitetet e zhvilluara nga AlbNatyra.