Wednesday, October 3, 2018

Mbrotja e lumit Shkumbin nga ndotjet urbane ne zbatim te programit ReLOaD




Shoqata Albantyra është duke zbatuar projetkin “ Të mbrojmë lumin Shkumbin nga ndotjet Urbane” në kuadër Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). në bashkinë Librazhd.
Projekti ka si qëllim uljen e ndotjes së lumit Shkumbin dhe marrjen e masave për daljen nga kjo situatë nëpërmjet hartimit të një plani veprimi, ndërgjegjësimin e komunitetit,shkollave,OJF,biznese etj.
Lumi Shkumbin dhe përrenjtë që e furnizojnë atë janë kthyer si një kazan mbetjesh urbane për shkak të mungesës së infrastrukturës por edhe si shkak i shkallës së ulët ndërgjegjësimit të komunitetit.
Sipas planit të aktivteteve do të zhvillohen 15 takime ne fshatrat e bashkisë Librazhd, 12 takime në shkollat e zonës, 5 takime me aktorë si OJF,shoqata e gruas, biznese,të rinj etj. Gjithastu do të realizohen dy konferenca ku njëra do të analizojë situatën aktuale dhe konferenca përmbyllëse do të zhvillohëet mbi rezultatet e arritura.Synohet që të ndërgjejgësohën më shumë se 5000 persona jo vetëm nëpërmjet takimeve por edhe me anë të fletpalosjeve, posterave,postime në rrjetet sociale.Shoqata Albnatyra do të rekrutojë ekspertë mjedisi për të analizuar situatën nëpermjët kampionimit dhe analizave laboratorike mbi shkallën e ndotjes të lumit Shkumbin.
Rritja e shkallë së ndërgjegjësimit për të mos ndotur ambjentin, përrenjtë dhe lumejtë do të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në përmirësimin e situatës por edhe marrja e përgjegjësive të bashkisë Librazhd për përmirësimin e infrastrukturës së mbetjeve në cdo fshat do të ketë një rol mjaft të rëndësishëm.
Projekti do të zgjasë 9 muaj nga data 01.09.2018 deri me 31.05.2019. Aktorët që do të jenë të përfshirë janë: Bashkia Librazhd, AdZM Elbasan, Zyra Arsimore Librazhd, Njesitë Administraive, OJF dhe grupe të tjera interesi. Cdo aktivitet do të publikohet në faqen facebook “Albnatyra: dhe në blogspot : www.albnatura.blogspot.com







 Nw facebook;    #RELOADWesternBalkans  #UNDPALBANIA, #European Union in Albania