Qellimi i ketij takimi ishte shkembimi i pervojave dhe ndertimi i urave bashkepunuese midis aktoreve vendore me qellim menaxhimin e qendrueshem te pyjeve me perdorim tradiconal. Ne hapsiren e parkut kombetar Shebenik-Jabllanice shtrihen disa fshatra te cilat kane perdorim pyje afer fshatit te cilat kerkojne nje miremenaxhim dhe koordinim midis strukturave per te plotesuar nevojat imediate te banoreve. Per kete qellim ADZM Elbasan me drejtuesin Ing. Fatmir Brazhda me nje staf profesional prej dy vitesh ka aplikuar nje projekt model per pastrimin e pyjeve nga vete banoret dhe materiali drusore te merret nga vete ata.Projekt i cili eshte mbeshtetur dhe nga AKZM Albania.
Projekte te tilla ndikojne drejtepersedrejti ne shendetesimin e pyllit dhe pa kosto por me e rendesishme eshte fakti qe banoret tashme nuk i blejne drute me nje cmim 4 000 -5000 mst por i marrin falas ne keto siperfaqe pyjore te permiresuar. Ne kete vizite merrnin pjese Kryetari i Federates Pyjeve Elbasan z.Ndricim Cela(Albnatura) , N/Prefekti i Qarkut Elbasan z.Enver Koci dhe N/Kryetari i Bashkise Enver Shkurti.
CNVP prej vitesh mbeshtet reformen ne pyje sidomos ate te pyjeve ne perdorim tradiconal "Pylli i Fermerit" me qellim fuqizimin ekonomik te banoreve qe jetojne ne zonat rurale. Ky projekt eshte drejtuar nga Ing. Janaq Male i cili ka mbeshtetur fuqimisht shoqatat e perdoruesve te pyjeve si dhe Federatat rajonale dhe Federaten Kombetare, fonde keto te siguruar Ambasada Suedeze, Banka Boterore dhe Qeveria Shqiptare.
Pergatiti : Albnatyra staf