Jane rreth 500 ha pyje prane liqeneve artificial te Komunes Funare Elbasan te perbera me pishe te zeze dhe me Lis te cilat se shpejti do te marrin statusin e nje zone te mbrojtur dhe do te quhet Parku Rajonal i Funarit.Kjo pasi komuna Funar ka paraqitur nje kerkese prane Drejtorise Sherbimit Pyjore Elbasan qe kjo zone te shpallet e mbrojtur me qellim zhvillimin e turizmit si dhe per te ndaluar demtimin e ketyre pyjeve. Projekt propozimin per shpalljen e Parkut Rajonal te Funarit eshte drejt finalizimit nga DRSHP Elbasan ku jane angazhuar disa specialiste per vleresimin e kesaj siperfaqeje nga ana teknike si dhe mundesite qe mund te ofroje kjo zone per rekracion.Eshte per tu permendur fakti se komuna dhe banoret e kesaj zone i kane mbrojtur me fanatizem pyjet Funarit. Shpallja Park Rajonal synon qe ti jap kesaj zone rendesi eko-turistike e cila do te ofroje nje rekracion dhe nje zhvillim te turizmit vendore apo dhe rajonal.Nderthurja e pyjeve me liqenet krijojne nje peisazh teper interesant per vizitoret te cilet vitet e fundit ka filluar te shtohet dukshem.Aktualisht ne kete zone verehen ndonje dem i vogel te prerjeve te paligjshme te cilat me marrjen e statusit te ri do kete nje vemendje me te plote nga strukturat e komunes dhe te stafit te zonave te mbrojtura ne Drejtorine e pyjeve Elbasan . Pas perfundimit te studimit ky projekt do te paraqitet ne Ministrine e Mjedisit e cila ka tagrin qe ta paraqese ne mbledhjen e Keshillin e Ministrave per miratimin perfundimtare.