SHEREBELA
(Manual i shkurter per Kultivimin dhe
grumbullimin e saj)
Vlerat optimale të parametrave klimatike-tokësor për kultivimin e
sherbelës
- · Parametrat tokësorë Vlera
- · Thellësia e nevojshme ~ 0.5
- · Drenazhimi i mire
- · Struktura e tokës ekuilibruar lymore (6)
- · Skeletike, gurishte, tokë e lehtë e ajrosur mire
- · pH 6.5 – 8.5 (duhen evituar tokat acide e të rënda)
- · Gëlqere aktive <10 %
- · Kripëzimi jo e kripur: <2mS/cm
- · Lënda organike e pasur
- · Fosfori i pasur
- · Potasi i dobët
- · Pozicioni i tokës : e rrahur nga dielli dhe e mbrojtur nga era
- · Lagështira : Mesatarisht e lartë
Parametrat
klimaterike
• minimale 10 ºC , •
maksimale 32 ºC
Cmimi aktual i Sherebeles ne
treg varion nga 200 deri ne 300 lek/kg
Raporti
perfitues ne krahasim me dritherat
Shpenzimi mesatar vjetor prej 91 mijë lek/ha, sigurohet një
rendiment mesatarisht vjetor prej rreth
3-4 ton, gjë e cila siguron të ardhura vjetore
550 mijë deri në 800 mijë lek/ha.
Nje krahasim
me kulturat tradicionale të grurit e
misrit të mbjellur në kushtet e
prodhimeve të larta vlerësohet se, fitimi me kulturën e sherbelës është 3-4
herë më i lartë.
Përdorimet
• Familjare (aromatizues për
ushqimet )
• Industria farmaceutike
(aromatizues për ilaçet )
• Industria kozmetike (sapunë,
profume, pastë dhëmbësh, deodorante)
• Industria ushqimore (aperitivë,
amare, antiokside. e antimikrobike).
Pergatitja e farishtes
Në
farishte të jetë rreth10 gr/m2. Kjo normë fare presupozon sigurimin e
materialit mbjellës prej rreth 600-700 fidanëve /m2. Me mbirjen e pjesës më të
madhe të farave, fidanët e vogla vazhdojnë të ujiten më të njëjtin intensitet
si më parë gjatë mbirjes, derisa ato të kenë zhvilluar të paktën dy gjethëza të
vogla, ato të vërtetat ( ato që vijnë pas kotiledoneve).
Bimët
e reja nuk mund të s’postohen derisa të jenë forcuar mjaftueshëm për mbjelljet
në fushë të hapur. Në përgjithësi fidani i sherbelës është i gatshëm të
transferohet në fushë të hapur kur gjatësia e bimës arrin 10-12 cm si dhe kur disponon
të paktën 4 gjethe.
Mbjellja e
fidaneve (nderrimi i fidaneve)
Para
mbjelljes, është mirë që toka të jetë e lagur në masën që të mundësojë
lehtësisht hapjen e një grope të thellë ( në varësi të madhësisë së fidanit)
8-12 cm, me një copë druri me majë, me diametër
2-3 cm, ku të vendoset pjesa e sistemit rrënjor të fidanit. Pas
vendosjes me kujdes e fidanit në këtë
vrimë, duke përdorur përsëri shkopin e përgatitur për këtë punë, bëhet lehtë
ngjeshja e dheut me fidanin. Gjatë ditëve që kryhet mbjellja, është mirë që për
disa ditë bimët të mbështeten me një ujitje të lehtë gjë e cila ndihmon të mos
thahen bimët deri sa sistemi rrënjor i tyre të mundësojë vetë tërheqjen e ujit.
Për
prodhimin për gjethe mund të adaptohen dy sisteme mbjelljeje, njëri me densitet
të lartë deri 150 000 bimë/ha, me distanca 33 cm (në mes rreshtash) x 20 cm (në
mes bimësh), dhe tjetri me densitet më të ulët 75 000 bimë/ha me distanca në
mes rreshtave 50 cm -70 cm, në përshtatje me mekaniken që disponon. Mbjelljet
me densitet të ulët janë të këshillueshme për të pasur një rendiment të mirë të
esencës së vajit të gjetheve. Sherebela
shtohet edhe nepermjet shpatullave te nxjerra nga bimet e vjetra ne fushe.
Pleherimet : Ashtu si cdo bime tjeter e
kultivueshme edhe sherebela nqs e pleheron shpejton rritjen dhe si rezultat nga
studimet del qe ajo shton deri ne 45 % volumin prodhues te kesaj bime. Megjithatë të
dhënat e literaturës shprehen se për një fushë sherbele 5-vjeçare këshillohet
përdorimi i 35-40 kv/dn pleh stalle i stazhionuar, 8-10 kg/dn P2O5 e po aq edhe
K2O në fillim të vegjetacionit bimor, në pranverë dhe 4-5 kg/dn Nitrat azot në
çdo vjelje.
Mbledhja e gjetheve
: Koha e
përshtatshme për vjeljen, korrespondon me zhvillimin e plotë vegjetativ, me
fazën e fillimit të lulëzimit. Në vjeljen e parë vjetore koha ballsamike korrespondon me dekadën e
dytë të qershorit. Kurse në vjeljen e dytë mund të kositet në një moment të përshtatshëm
thatësire në muajt tetor- nëntor . Vjelja e gjetheve të sherbelës duhet të
kryhet në ditë të thata duke evituar grumbullimin e bimëve të lagura nga shiu
apo vesa. Momenti më mirë për vjeljen është në orët e para të mëngjesit, sapo
bimët janë tharë nga vesa ose në darkë pas perëndimit.
Pergatiti : Inxh. Fatmir Brazhda
Email:fatbrazhda@yahoo.com , Tel: 0682520932