Wednesday, February 19, 2014

Mbillen 100 fidane me pishe nga shoqata ASTM Elbasan

ELBASAN-Në kuadër të muajit të pyllëzimit dhe në mbështetje të nismës mbill dhe ti pemën tënde shoqata e Alpinizmit Ski dhe Turizëm malor Elbasan, në bashkëpunim dhe me komunën Gjinar dhe me banorë të zonës mbollën rreth 100 fidane Pishe e Zeze(Pinus Nigra) ku te gjithe kontribuam sado pak per mbjelljen e tyre, nje nisem e vogel qe ka nje vlere te madhe sepse sa me shume iniciativa te tilla te kete aq me shume i ndryshojme pamjen natyres. Eshte shprehur dhe specialisti i mjedisit pranë komunës Gjinar Shpëtim Cullhaj. I cili ndër të tjera ka shtuar se aktivitete të tilla sensibilizuese kundër ndotjes së mjedisit dhe pyllëzimin e zonave turistike do të ketë edhe në ditët në vazhdim.